Page 66 - Demo
P. 66


                                    Nxënësi/ja:IFormulari elektronik është një mjet që përdoret për grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit duke përdorur komunikimin elektronik. Ai ndryshon në një shumëllojshmëri të gjerë opsionesh, sipas mënyrës se si ai i paraqitet përdoruesit apo se si mblidhen të dhënat prej tij. Formulari elektronik mund të jetë statik, kur nuk ka asnjë ndërveprim elektronik me përdoruesin, por elektronike është vetëm mënyra e shpërndarjes. Nga ana tjetër, formulari mund të sigurojë po ashtu edhe nivel të lartë inteligjence dhe ndërveprimi me përdoruesin. Në të jepet mundësia e shumë zgjedhjeve të gatshme, kontrolli për vlefshmërinë e përgjigjes, kapërcimi i disa pyetjeve në bazë të përgjigjes së përdoruesit (duke përdorur programimin) etj. Formular cilësor që ofrohet në web, është shembuli i figurës 2.Formularët elektronikë demonstron plotësimin e formularëve elektronikë duke dhënë informacione rreth rëndësisë së tyre për secilën fushë të formularit.Formularët që plotësohen në letër (paper form) janë një nga format relativisht të vjetra tashmë për të mbledhur të dhëna dhe informata. Ato përpunohen dhe përdoren për të nxjerrë përfundime, kryesisht studimore. Keni dëgjuar për formularët elektronikë? Përse shërbejnë ata? Përshkruani një formular elektronik me 10-15 fjalë kyçe. Kini në mendje këto koncepte për ta përkufizuar atë: • A mund të shpërndahen ato në formë elektronik?• A është e nevojshme lidhja me internetin?• A ka ndërveprim me personin që e plotëson? • Cilat janë fushat më të shpeshta që kërkohet të plotësohen në një formular elektronik?Aktivitet:Parimisht, formularët elektronikë ndahen në 6 kategori bazuar në nivelin e ndërveprimit me përdoruesin dhe inteligjencën që ai ofron.Niveli 1: Formulari statik, megjithëse shpërndahet në mënyrë elektronike, duhet patjetër të printohet që të plotësohet. Pra, është një letër, e pajisur me fusha për t’u plotësuar. I ngjashëm po aq sa dërgimi me faks. Formularët e këtij niveli kërkojnë që të dhënat e mbledhura të kopjohen manualisht në baza të dhënash, për t’i përpunuar ato më tej. Një shembull i këtij lloj formulari do të ishte një dokument PDF, që nuk mund të plotësohet me kompjuter, por duhet të printohet, plotësohet, skanohet dhe më pas të dërgohet te kërkuesi i informacionit.Niveli 2: Formularët e editueshëm. Përdoruesi mund të plotësojë formularin në kompjuter, por përgjigjja duhet të ruhet (si p.sh. në rastin e një dokumenti Word, ku janë lënë fusha të nënvizuara apo tabela për plotësim) e më pas të dërgohet nëpërmjet email-it apo mënyrave të tjera elektronike. Sërish është e nevojshme ndërhyrja manuale për t’i kopjuar rezultatet nga dokumenti Word në një bazë të dhënash.Fig. 1Fig. 25.164
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70