Page 67 - Demo
P. 67


                                    TEMA 5 KOMUNIKIMI NËPËRMJET INTERNETITNiveli 3: Formularët që mund të mbushen me të dhëna. Këta formularë janë vërtet të vlefshëm. Me anë të mjeteve, si drop down boxes, arrihet të reduktohen si gabimet ashtu edhe barra e punës për t’i mbledhur dhe përpunuar të dhënat. Kjo pasi përdoruesi mund të zgjedhë tashmë vetëm mes një numri të kufizuar mundësish, në vend që të shkruajë me shkrim dore, pre e gabimeve, përgjigjen e tij. Ky përbën nivelin e parë, që ofron mundësinë e nxjerrjes së të dhënave nga formulari në bazë të dhënash duke përdorur programimin (pra, jo më manualisht). Shembuj të tillë janë dokumentat PDF të plotësueshëm, formularët Word, formularët e ofruar përmes web-it (pra, që shfaqen dhe mund të plotësohen nga përdoruesi duke përdorur shfletuesit web).Niveli 4: Vlefshmëria e plotësimit. Ndryshimi mes nivelit 3 dhe 4 është fillesa e ndërveprimit. Kështu, formulari siguron një feedback bazuar në përgjigjen e plotësuesit të tij. Reagimi i formularit ndaj hyrjeve të përdoruesit bëhet në bazë të rregullave që janë vendosur për plotësimin e saktë të atij formulari. Shembuj të reagimeve të tilla janë, kur një fushë e detyrueshme për t’u plotësuar është lënë e paplotësuar ose në vend të një adrese email-i në fushën e adresës së email-it shënohet vetëm një emër apo në vend të një numri telefoni jepet një emër etj. Niveli 5: Formularët e zgjuar, ku ekzistojnë dy mundësi reagimi ndaj përgjigjes së plotësuesit: jepet një feedback ose ai zgjedh vetë përgjigjen pasuese. Për këtë të fundit i referohemi konceptit “kapërcim i kushtëzuar”, ku një pyetje vijuese kapërcehet në bazë të përgjigjes së përdoruesit. P.sh. nuk mund t’i kërkohet një përdoruesi mashkull nëse ai është shtatzanë apo jo ose një minoreni të japë numrin identifikues të patentës. Formulari, kështu, tregohet i zgjuar, me qëllim që mos ta ngarkojë (bezdisë) plotësuesin e tij me pyetje, që nuk i përkasin.Niveli 6: Formularët e ndërlidhur janë niveli më i lartë në spektrin e formularëve elektronikë. Ndërveprimi dhe inteligjenca në to janë maksimale për shkak të lidhjes në rrjet apo internet. Në sajë të lidhjes është e mundur që formulari të zbatojë rregulla vlefshmërie bazuar në të dhëna që i merr nga jashtë tij, p.sh. kontrollon nëse një adresë email-i është tashmë në përdorim, ndaj nuk lejohet të vendoset për dikë tjetër. Po ashtu të dhënat e plotësuara dërgohen direkt në bazën e të dhënave. Shumica e formularëve të nivelit 6 janë aplikacione ndërvepruese, që instalohen në kompjuter ose formularë në web.Ndër përparësitë që mund të përmendim për formularët elektronikë kundrejt atyre në letër janë:• eliminim i kostos së printimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së formularëve;• plotësimi më i shpejtë i të dhënave, pasi programimi i tyre mundëson formatimin, llogaritjen, kërkimin dhe vlefshmërinë e informacionit të dhënë nga përdoruesi;• eliminimi i kostos së shtypjes së të dhënave, që janë shkruar me gabime nga përdoruesi;• duke u kombinuar së bashku me firmat digjitale dhe dërgimin me email, koha e dërgimit të formularëve dhe marrjes së të dhënave ulet ndjeshëm.Disa programe që ofrojnë plotësimin e formularëve elektronike janë: Adobe Acrobat, Microsoft Word, Microsoft Forms, Google Forms etj.Ndër formularët më të njohur, me të cilët mund të jeni ndeshur me shpesh në internet, janë formularët web. Ata janë faqe web-i, që i mundëson përdoruesit të japë të dhëna, të cilat dërgohen në një server për përpunim. Formulari web përbëhet nga elementë standardë të ndërfaqes grafike me përdoruesin (graphical user interface), të cilët janë:• Tekst: një kuti e thjeshtë, ku mund të shkruhet një rresht i vetëm.• Email: një fushë teksti, që pranon vetëm adresë email-i.• Numër: një fushë që plotësohet vetëm me numra.• Fjalëkalim: e ngjashme me llojin tekst dhe përdoret për qëllime sigurie. Për këtë arsye, zakonisht, karakteret që shtypen zëvendësohen nga karakteri *.• Butonat Radio: shërbejnë për të zgjedhur vetëm një mes disa opsioneve.• Skedar: një buton që jep mundësi për të ngarkuar një skedar.• Dërgo: butoni që i thotë shfletuesit web të dërgojë të dhënat e mbledhura në server.65
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71