Page 68 - Demo
P. 68


                                    TEMA 5 KOMUNIKIMI NËPËRMJET INTERNETIT• Zonë teksti: e njëjtë me elementin tekst, por mund të pranojë shumë rreshta të dhënash.• Checkbox: fusha që mundësojnë përzgjedhjen e një ose më shumë opsioneve, duke i check-uar ato.• Dropdown boxes: mundësi përzgjedhjeje e njërit mes disa opsioneve të gatshme të ofruara.Ndër ndërfaqet më të njohura që i ofrohen përdoruesit si një formular elektronik janë: • Formulari i login-it, që siguron autentifikimin e përdoruesve përmes të dhënave të llogarisë në faqe me qasje të kufizuar vetëm për përdoruesit e regjistruar. • Formulari i regjistrimit, që mundëson krijimin e një llogarie të re, si p.sh. adresë email-i apo rrjete sociale (linkedin, facebook etj.).• Formulari i checkout-it, që mbledh të dhënat e blerësit dhe kartës, me anë të së cilës ai do të paguajë. Shembuj të përdorimit të formularëve elektronikëFormularët elektronikë përdoren masivisht sot në komunikimin në internet. Ndër më fitimprurësit janë ata që përdoren për plotësimin e të dhënave për porositë e blerjeve onlinedhe për rezervimin e biletave të nevojshme për udhëtime. Po ashtu, aplikimet në faqe zyrtare të institucioneve publike janë një mënyrë shumë e përdorur për të lehtësuar komunikimin dhe marrjen e të dhënave mes shtetasve të një vendi dhe procedurave shtetërore. Një shembull për t’iu referuar do të ishte faqja web https://kk.rksgov.net/, e cila, ndër të tjera, ofron mundësinë për të mbledhur informacion nga shtetasit përmes formularëve web. Vini re faqen dhe aplikimet online që ajo ofron. Çfarë të dhënash kërkohen nga përdoruesi?Testimet (quiz-et) online janë një tjetër formë tepër masive e përdorimit të formularëve elektronikë. Shumë faqe i përdorin ata për të testuar nivelin e njohurive nëpërmjet përgjigjeve të përdoruesit, duke dhënë rezultatin e testit në fund. Shembull për këtë do të ishte faqja webwww.cambridgeenglish.org/test-your-english, ku mund të provoni të testoni njohuritë tuaja duke plotësuar formularin web që ju shfaqet.Pyetësorët online krijohen përmes formularëve elektronikë, përfundimet e të cilëve japin informacion për studime të ndryshme.Provoni të futeni në një faqe operatori fluturimesh dhe fusni të dhënat për rezervimin e një bilete. Cilët prej elementëve të sipërpërmendur të formularëve përdorët?Aktivitet:1. Çfarë janë formularët elektronikë? 2. Cilat janë nivelet e ndërveprimit dhe inteligjencës së formularëve elektronikë?3. Çfarë përparësish ofron formulari elektronik kundrejt atij në letër? Po formulari letër, mendon se ka ndonjë përparësi kundrejt atij elektronik?4. Përmend formularët që ke plotësuar 2 ditët e fundit nga lundrimi në internet.5. Hap faqen www.onlinequizcreator.com dhe pasi të krijosh një llogari, krijo një quiz të personalizuar. Si është niveli i ndërveprimit të përdoruesit me faqen e internetit?Fig. 366
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72