Page 69 - Demo
P. 69
Nxënësi/ja:2.1 IKrijimi i pyetësorëve onlinedhe analizimi i rezultateve të tyre demonstron plotësimin e formularëve elektronik duke dhënë informacione rreth rëndësisë së tyre për secilën fushë të formularit; njeh pyetësorët online dhe krijimin e tyre.Pyetësorët janë një mjet shumë i dobishëm për të ndërvepruar me anëtarët e një grupi apo komuniteti. Ai përbëhet nga disa pyetje, përgjigjet e të cilave, kryesisht, përdoren për anketime, votime apo studime statistikore. Pyetësori i parë është ideuar nga Shoqata Statistikore e Londrës në vitin 1838. Sigurisht, përgatitja e pyetjeve, mbledhja dhe përpunimi i përgjigjeve është një proces që është zhvilluar shumë prej asaj kohe, duke marrë hov me përdorimin e internetit. Kështu, koha për t’i shpërndarë pyetësorët dhe për të përpunuar të dhënat e mbledhura prej tyre është reduktuar shumë. Supozoni se duhet të bëni një anketim për të njohur mendimin e të gjithë nxënësve, në të gjitha klasat në shkollën tuaj për një çështje vendimmarrjeje. Propozoni disa mënyra si mund ta realizoni këtë. A njihni mjete online që mundësojnë krijimin e pyetësorëve? Listoni 3 faqe interneti që ju ndihmojnë për këtë detyrë.Aktivitet: Përgatitja e pyetësorëve me Google forms1. Krijimi i pyetësoritSi fillim krijohet një pyetësor (formular) i ri (new form) dhe më pas shtohen pyetjet.1.1 Krijoni formularin. Për ta bërë këtë, shkoni në faqen www.forms.google.com dhe klikoni Blank për një formular të zbrazët ose mund të zgjidhni një nga formularët e gatshëm që i përafron anketimit tuaj. Do t’ju shfaqet dritarja si në figurën 1. Emërtojeni formularin duke klikuar te fusha Untitled form dhe shkruani aty emrin e pyetësorit tuaj.1.2 Shtoni pyetjet në formular. (Nëse po përdorni formular të gatshëm, mund të kapërceni te pika 1.3).1.2.1 Shkruni pyetjen në vend të Untitled question.1.2.2 Për të përcaktuar formatin e përgjigjes klikoni djathtas te shigjeta dropdown, nga ku mund të përzgjidhni mundësitë që shfaqen aty, të cilat janë (fig. 2): - Përgjigje e shkurtër: për përgjigje të llojit tekst, që mund të përfshihet në një rresht.- Paragraf: për përgjigje të llojit tekst, që ka nevojë për disa rreshta për t’u shprehur.- Alternativa (Multiple choice): butona radioje për përgjigje me zgjedhje, ku mund të zgjidhni vetëm njërën prej alternativave.- Checkboxes: kuti për t’u klikuar, që zbatohet në rastet ku mund të jetë e vërtetë më shumë se një përgjigje.- Dropdown: menu përgjigjesh, ku mund të zgjidhni vetëm njërën nga një listë e paracaktuar. Në figurën 3 paraqitet një shembull menuje dropdown, nga ku mund të zgjidhet mes HTML-së, CSS-së ose JavaScript-it. - Ngarkim Skedari: jepet mundësia që të ngarkohet një skedar sipas kërkesës së pyetjes.Fig. 1 Dritarja e formularitFig. 2Fig. 35.267

