Page 70 - Demo
P. 70
TEMA 5 KOMUNIKIMI NËPËRMJET INTERNETIT- Shkallë lineare: për lloje përgjigjesh që përdoren për vlerësim, duke përcaktuar një diapazon numrash.- Tabela me Multiple choice: për përgjigje në formë tabelare, ku për çdo rresht zgjidhet një nga disa butona radioje.- Tabela me Checkboxes: për përgjigje në formë tabelare, ku për çdo rresht zgjidhet një ose disa kuti klikimi.- Data: mundësi për caktimin e një date sipas formatit muaj, ditë, vit.- Ora: mundësi për caktimin e një ore sipas formatit orë dhe minuta.1.2.3 Shtoni alternativat e përgjigjes.1.2.4 Për të përcaktuar nëse personi duhet t’i përgjigjet me detyrim kësaj pyetjeje, klikoni çelësin Required (pika 4 në figurën 1).1.2.5 Për të shtuar një pyetje të re, klikoni shenjën + (pika 5 në figurën 1).1.2.6 Për të shtuar një pyetje identike, shtypni ikonën e kopjimit dublicate (pika 6 në fig. 1).Ndryshoni pyetjet. Mund të shtoni pyetje, t’i rendisni ndryshe ose t’i fshini ato në çdo kohë nëpërmjet kësaj menuje. Klikoni mbi pyetjen dhe duke e mbajtur mouse-in të shtypur ndërkohë që e rrëshqisni atë, mund ta vendosni sipas një renditjeje tjetër. Gjithashtu mund të shtoni foto ose video.2. Konfigurimi dhe shikimi paraprak i pyetësoritDuke klikuar Settings ju mund të konfiguroni disa parametra për pyetësorin tuaj. Disa prej tyre janë:1. Te menuja General mund të gjeni opsionet:• Mbledh adresat e email-it të personave që përgjigjen, nëse aktivizohet ky opsion.• Personit që përgjigjet, i dërgohet rezultati i anketimit, nëse ai e kërkon këtë përmes aktivizimit të Response receipts.• Përdoruesi nuk mund t’i përgjigjet një pyetësori më shumë se një herë, nëse Limit to 1 response është aktive. Për këtë nevojitet që i anketuari të logohet përmes një adrese gmail-i.2. Përdoruesi ka mundësi ta ndryshojë përgjigjen edhe pasi ai e ka përfunduar dhe nisur atë. Kjo sigurohet duke aktivizuar Edit after submit.3. Te menuja Quiz supozohet se ju po ndërtoni një provim. Aty janë përfshirë disa parametra që kanë të bëjnë me vlerësimin e përdoruesit që do të përgjigjet. Klikoni çelësin Make this a quiz për ta konvertuar pyetësorin tuaj në një quiz. Vlerësimi me notë mund të bëhet direkt duke u shfaqur në faqe ose me anë të dërgimit me email.Kur i mbaroni ndryshimet, klikoni butonin Save për t’i ruajtur ato.Në çdo kohë ju mund të shikoni një pamje të pyetësorit, ashtu si do t’i shfaqet përdoruesit nga shfletuesi i tij, duke klikuar butonin Preview vendosur lart, djathtas.3. Dërgimi i pyetësorit3.1 Dërgoni pyetësorin. Pasi keni përfunduar me përgatitjen e pyetësorit, ju duhet të dini si mund ta nisni atë. Dërgimi bëhet i mundur duke shtypur butonin Send lart, djathtas dhe më pas:- duke shtypur adresat e email-it të të gjithë personave kujt doni t’ia nisni formularin ose- duke kopjuar linkun e pyetësorit dhe e bëni atë paste në chat, mesazh, email, rrjete sociale etj.3.2 Pezulloni ose ndaloni marrjen e përgjigjeve. Kur krijoni një pyetësor të ri, marrja e përgjigjeve është automatikisht aktive. Por, në qoftë se vini re se keni bërë një gabim në paraqitjen e pyetjeve, atëherë mund ta ndaloni marrjen e përgjigjeve, të korrigjoni gabimin e më pas ta rifilloni atë. Për ta bërë këtë, në krye të formularit zgjidhni Responses dhe duke klikuar çelësin Accepting responses, ju mund ta aktivizoni ose çaktivizoni këtë mundësi (fig. 4).68

