Page 71 - Demo
P. 71
TEMA 5 KOMUNIKIMI NËPËRMJET INTERNETIT4. Analizimi i përgjigjevePasi ka filluar marrja e përgjigjeve, ju mund t’i shikoni ato te Responsesnë formë të përmbledhur ose çdo përgjigje më vete (fig. 5 ). Për t’i përpunuar edhe më tej përgjigjet ju mund t’i ruani ato në format tabelar, si p.sh. si një skedar Excel-i ose csv (një skedar teksti i kufizuar që përdor një presje për ndarjen e vlerave). Për këtë, te Responses klikoni More (shfaqur me 3 pika vertikale) dhe zgjidhni Select response destination. Klikoni për të hapur një spreadsheet të ri, pastaj klikoni create.Ndërsa për t’i nxjerrë rezultatet në format csv, te Responses klikoni More dhe zgjidhni Download responses (.csv).1. Krijo një llogari në faqen www.surveymonkey.com dhe ndërto e shpërnda një anketim, ku të votoni për këngëtarin e preferuar (mes një liste të paracaktuar emrash). Anketimi t’u shpërndahet të gjithë nxënësve të klasës.Shënim: Në mënyrë që secili të votojë për një anketim të ndryshëm, mund të krijojë secili nga një anketim, ku të kërkojë të votohet për subjekte të tjera si: lënda e preferuar, lënda ku ka mesataren më të lartë, lënda më e rëndësishme, aktori i preferuar, politikani më i suksesshëm etj. Në fund të mblidhen rezultatet dhe të shpallen në klasë.2. Duke përdorur Google Forms krijo një anketim mbi përdorimin e internetit në nivel klase. Mund të anketosh edhe klasa të tjera në shkollën tënde. Analizo të dhënat dhe shpalle rezultatin në klasë. Pyetjet specifikisht janë këto:• Gjinia (butona radio për Mashkull ose Femër).• Sa orë shpenzon mesatarisht në ditë në internet (butona radio për numrin e orëve).• Cili është aktiviteti që kryen më shpesh në internet (butona radio për alternativa si: chat, lojëra, mesazhet e menjëhershme, muzikë, email-e, blerje, rrjete sociale etj).• Sa shpesh e përdor secilin prej këtyre aktiviteteve të mësipërme (butona radio në formë tabelare: listo aktivitetet e mësipërme për rreshta dhe shpeshtësinë e përdorimit të tyre për kolona).• Ku e përdor internetin (checkboxes për disa alternativa, si: shtëpi, shkollë, librari, bar, dhe një fushë tekst për alternativën Tjetër duke e specifikuar).• Sa prej kontakteve ti nuk i njeh në jetën reale? (Fushë tekst për numrin).• Ke njohur ndonjëherë dikë në jetën reale, pasi e ke njohur nga interneti? (Butona radio për po ose jo).• A ke njohuri mbi çështjen si të jesh i sigurt në internet? (Buton radio për po ose jo).• Nëse përgjigja ishte po, cili ishte burimi i informacionit. (Checkboxes për burime të mundshme.)• Specifiko datën dhe orën kur do ishte e përshtatshme për ty, gjatë javës së ardhshme, të mbahej një seminar mbi sigurinë në internet. (Të jepet mundësi zgjedhje date dhe ore).• Sa i lehtë ishte për ty përdorimi i këtij pyetësori. (Zgjidh Linear scale për vlerat nga 1 deri në 5).3. Nëpërmjet llogarisë tënde të email-it outlook, shqyrto Microsoft Forms për të krijuar anketime nëpërmjet internetit. Krijo një provim online (quiz), me pyetje që mund t’u përgjigjesh me alternativa dhe shpërndaje te nxënësit e klasës. Vlerëso dhe shpall përqindjen e përgjigjeve të sakta. Krijo të njëjtin quiz me Google Forms. Cilëso diferencat që vure re.Fig. 4Fig. 569

