Page 73 - Demo
P. 73
Nxënësi/ja:2.1Komunikimi elektronik është aftësia për të komunikuar nëpërmjet mjeteve elektronike. Ai është një term i përgjithshëm që përfshin të gjitha llojet e komunikimit duke përdorur sisteme kompjuterike, fakse, email-e, telefona ose videokonferenca si dhe rrjetin satelitor, në të cilin individët shkëmbejnë mesazhe me të tjerët, individualisht ose në grupe.Komunikimi elektronik e ka zanafillën nga telegrafi, që përdorte kodin Morse për të dërguar mesazhe në distanca të mëdha përmes telave. Pas kësaj industria elektronike shtoi telefonin me tel, radion dhe televizorin. Që atëherë teknologjia është zhvilluar shumë dhe njerëzit tani ndajnë informacione me njëri-tjetrin kudo, në çdo kohë dhe në mënyra që janë shumë të ndryshme dhe të larmishme.Si rezultat i zhvillimit të teknologjisë njerëzit mund të ndajnë lehtësisht biseda, foto, imazhe, tinguj, grafikë, harta, programe ndërvepruese si dhe vendet e punës apo kulturat në mbarë botën pa qenë të pranishëm fizikisht. Le të kujtojmë disa nga mënyrat më të hershme të komunikimit elektronik.Kodi Mors është një lloj alfabeti ose një sistem komunikimi me telegraf, i cili përbëhet nga pika dhe viza të bashkërenduara në grupe, që ju përgjigjen shkronjave ose numrave të caktuar (karaktere alfanumerike), i krijuar nga Samuel Morse. Kodi Morse mund të transmetohet në disa mënyra, si: impulse elektrike nëpërmjet një teli telegrafik, tonalitete audio, sinjale radioje me tone të shkurtra dhe të gjata. Kodi Mors transmetohet duke përdorur vetëm dy gjendje, on dhe off. Ai mund të përfaqësohet si një kod binar dhe kjo është ajo që operatorët telegrafik bëjnë kur transmetojnë mesazhe. Telefoni është një mjet i rëndësishëm komunikimi. Shpikësi i telefonit është Aleksander Bell (1870). Elementët thelbësorë të një telefoni janë mikrofoni (transmetues) dhe kufjet (marrës), që riprodhojnë zërin në një vend të largët. Transmetuesi konverton valët e zërit në sinjale elektrike, të cilat dërgohen nëpërmjet një rrjeti telefonik në telefonin marrës. Ky i konverton sinjalet në tingull zanor në marrës ose nganjëherë në një altoparlant. Rrjeti telefonik sot përdoret edhe në fusha të tjera të komunikimit, si faksi, posta elektronike, interneti etj. Komunikimi elektronik aplikon mundësitë e reja që ofron komunikimi elektronik duke përdorur teknologji informative të ndryshme dhe aplikacione të ndryshme, në krijimin e mesazheve, administrimin e tyre dhe në shkëmbimin me të tjerët.Sipas studimit të vitit 2016 në botë regjistrohen rreth 205 miliardë email-e të dërguara në ditë dhe një sasi e konsiderueshme të dhënash, që shkarkohen nga rreth 1 miliard faqe web-i. Imagjinoni se sa kohë do të merrnin këto shërbime, nëse do të kryheshin nëpërmjët postës tradicionale. Diskutoni në klasë rreth mënyrave të komunikimit elektronik dhe jo elektronik, si dhe përparësitë dhe mangësitë e tyre.Aktivitet:Fig. 1 Komunikimi nëpërmjet internetitFig. 2 Kodi MorsFig. 3 Telefoni6.171

