Page 74 - Demo
P. 74
TEMA 6 KOMUNIKIMI ELEKTRONIKNë kapitullin e dytë keni mësuar rreth shërbimeve të internetit, ku një nga llojet e shërbimeve është dhe ai i komunikimit. Përmendni disa nga këto lloje shërbimesh dhe diskutoni përparësitë e secilit prej tyre.Aktivitet:Faksi është transmetimi telefonik i materialeve të printuara të skanuara (tekst dhe imazhe), zakonisht në një numër telefoni të lidhur me një printer ose pajisje tjetër dalëse. Dokumenti origjinal skanohet nga pajisja transmetuese e faksit, që përpunon përmbajtjen (tekstin ose imazhet) si një imazh të vetëm dhe pastaj e transmeton atë përmes sistemit telefonik në formën e toneve audio. Makina marrëse e faksit interpreton tonet dhe rindërton imazhin, duke shtypur një kopje në letër. Zakonisht faksi përdoret për komunikimin ndërmjet bizneseve dhe organizatave. Komunikimi elektronik në ditët e sotmeNë fakt komunikimi elektronik përfshin shërbime që ne i përdorim çdo ditë:Posta elektronike (e-mail) është shkëmbimi elektronik i mesazheve dhe skedarëve kompjuterikë në mes kompjuterave, që janë të lidhur me internet ose ndonjë rrjet tjetër kompjuterik. Email-i është një metodë e menduar fillimisht për të imituar postën fizike. Mesazhet dërgohen nga një adresë specifike në një ose më shumë adresa specifike. Mesazhet janë kryesisht tekst, por mund të përfshijnë bashkangjitjet e skedarëve të llojeve të ndryshme, duke përfshirë imazhe dhe filma të shkurtër. Email-i siguron shumë përparësi nën kosto, kur krahasohet me përdorimin e letrës ose të telefonit. Faqet web. Në formën e tyre më të thjeshtë faqet e internetit thjesht shpërndajnë informacion për vizitorët, që kanë qasje dhe lexojnë informacion në këtë faqe. Përdoruesit e web-it postojnë përmbajtje në faqet e internetit për t’u parë nga të tjerët. Përmbajtja mund të jetë tekst i thjeshtë, por mund të përmbajë edhe skedarë multimedia, duke përfshirë imazhe, tinguj, video ose përmbajtje streaming. Faqet e internetit mund ta arkivojnë informacionin për periudha të gjata.Instant messaging (Mesazhet e çastit). Teknologjia e mesazheve të çastit (IM) është një lloj chat-imi në internet, që ofron transmetimin e tekstit në kohë reale. Mesazhet e shkurtra zakonisht transmetohen midis dy palëve, kur secili përdorues zgjedh të japë një mendim. Disa nga këto software, gjithashtu, mbështesin transferimin e skedarëve, lidhjet e klikueshme, thirrjet zanore dhe video. Disa shembuj shumë të njohur janë: Messenger (Facebook), WhatsApp Messenger, Viber, GoogleTalk, Snapchat, Yahoo! Messenger, Windows Live Messenger etj.Fig. 4 Faksi72

