Page 75 - Demo
P. 75


                                    TEMA 6 KOMUNIKIMI ELEKTRONIKMesazhet me tekst. Përdoruesit e telefonit celular mund të përdorin komunikimin elektronik në lëvizje me një shërbim të njohur si Shërbimi i Mesazhimit të Shkurtër (SMS) fig. 5. Mesazhi tekst përdor valët dhe protokollet celulare për të dhënë mesazhe tekstore nga një telefon celular në tjetrin ose nga një telefon në një grup telefonash të tjerë. Mesazhi tekst është menduar si një komunikim afërsisht i menjëhershëm dhe mund të jetë më i shpejtë se një telefonatë, sepse dërguesi nuk duhet të presë që marrësi të përgjigjet përpara se të dërgojë një mesazh. Mesazhi i menjëhershëm është i ngjashëm me mesazhet tekst, por transportohet nëpërmjet internetit dhe jo përmes valëve të telefonit celular.Forumet. Bisedat që vazhdojnë për një kohë të pacaktuar dhe që duhet të arkivohen, përfshijnë një numër të madh njerëzish, pra nuk janë të përshtatshme për email. Forumet, shpesh të organizuara në web, ofrojnë një alternativë që kombinon shumë nga aspektet e faqeve të internetit dhe të postës elektronike. Ato përfshijnë diskutime rreth një teme të vetme të kufizuar, por mund të zgjasin në kohë, edhe muaj apo vite dhe përfshijnë dhjetëra apo qindra pjesëmarrës.Fig. 5 Dërgimi i SMS-ve nëpërmjet aparatit celularFig. 6 Shembuj rrjetesh socialeRrjetet sociale. Faqet e rrjeteve sociale lehtësojnë komunikimin ndërmjet njerëzve me interesa të përbashkëta ose lidhje të ndryshme. Faqe të tilla, si Facebook dhe LinkedIn ofrojnë mundësi për njerëzit që të bashkëveprojnë edhe në kohë reale. Shërbimet e Microblogging-ut, si Twitter-i, lejojnë që mesazhe të shkurtra, me tekst prej jo më shumë se 140 karakteresh, të transmetohen në një publik të madh. Ndryshe nga mesazhet me tekst të cilat u dërgohen vetëm grupeve të vogla, postimet e mikroblogut synojnë të shihen nga të gjithë pasuesit e një përdoruesi. Përdoruesit e Microblogut mund të riaktivizojnë mesazhet që duan të ndajnë me ndjekësit e tyre, kështu që një postim i mikroblogut mund të përhapet shpejt. Një mesazh i shikuar gjerësisht quhet një postim viral.Video Chat. Ashtu si mesazhet e menjëhershme, shumica e bisedave me video zhvillohen mbi protokollet e internetit që transmetojnë imazhe nga një pajisje në tjetrën. Bisedat video ofrojnë një lidhje të menjëhershme. Bizneset shpesh përdorin videokonferencat për të ndihmuar në takimet virtuale. Së pari kjo lehtëson realizimin e një takimi pa qenë e detyrueshme që personat të mblidhen në të njëjtin vend fizik. Gjithashtu, intonacioni i një personi është më i lehtë për t’u kuptuar kur mund të shihet edhe fytyra e tij.73
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79