Page 76 - Demo
P. 76


                                    TEMA 6 KOMUNIKIMI ELEKTRONIK Përparësitë e komunikimit elektronik1. Transmetimi i shpejtë: Mjetet e teknologjisë së komunikimit, si sistemet e postës elektronike dhe të mesazheve, përshpejtojnë dërgimin e informacionit. Kërkohen vetëm disa sekonda për të komunikuar përmes mediave elektronike.2. Shtrirja e gjerë: Bota është bërë një fshat global dhe komunikimi rreth globit kërkon vetëm pak kohë.3. Kostoja efektive: Komunikimi elektronik kursen kohë dhe para. Për shembull, teksti SMS është më i lirë se letra tradicionale.4. Shkëmbimi i reagimeve: Komunikimi elektronik lejon shkëmbimin e menjëhershëm të reagimeve. Pra, komunikimi realizohet në kohë duke përdorur mediat elektronike. Anëtarët e forumeve mund të diskutojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për çështje të ndryshme.5. Administrimi i përgjithshëm i veprimtarisë: Për shkak të përparimit të mediave elektronike, administratorët e biznesit mund të kontrollojnë lehtësisht veprimtarinë në të gjithë rrjetin. Video- ose telekonferenca, email-i dhe komunikimi në lëvizje ndihmojnë administratorët në këtë drejtim. Mangësitë e komunikimit elektronik1. Sasia e të dhënave. Sasia e informacionit të telekomunikacionit po rritet me një ritëm aq të shpejtë sa njerëzit nuk janë në gjendje ta përthithin atë brenda afatit të kërkuar.2. Kostoja e zhvillimit. Komunikimi elektronik kërkon investime të mëdha për zhvillimin e infrastrukturës. Ndryshimi i shpejtë në teknologji gjithashtu kërkon investime të mëtejshme.3.  Varësia. Në rastet e gabimit të sistemit ose gabimit me teknologjinë të dhënat nuk mund të merren në kohë. Prandaj shërbimi i kërkuar do të vonohet dhe ju jeni i varur nga teknologjia.4.  Siguria. Në komunikimin elektronik njerëzit janë të ekspozuar nga sulmet kibernetike dhe kriminelët online. Nganjëherë njerëzit mund të dërgojnë me dashje programe me qëllim të keq, të tilla si viruset, krimbat dhe Trojans-ët përmes postës elektronike, që janë të vështira për t’u zbuluar.5. Çështjet sociale. Meqenëse njerëzit po përdorin pajisje elektronike për të komunikuar, ata kanë më pak kohë për të folur me njëri-tjetrin dhe ta njohin njëri-tjetrin më mirë. Kjo ka çuar në shfaqjen e fenomeneve të reja, si sjellja joetike në komunikim, humbja e privatësisë apo bullizmi sidomos te fëmijët dhe të rinjtë. 1. Trego si ka nisur komunikimi elektronik dhe si është zhvilluar ai.2. Trego përparësitë dhe mangësitë e komunikimit elektronik.3. Lidh me shigjetë. WhatsApp e-mail Skype Instant messaging  Yahoo Internet Telephony74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80