Page 8 - Demo
P. 8


                                    Nxënësi/ja:IRrjeti kompjuterikNjë rrjet kompjuterik përbëhet nga dy ose më shumë kompjutera ose pajisje të ndërlidhura ndërmjet tyre me qëllim përdorimin e përbashkët të burimeve, shkëmbimin e informacionit ose komunikimin elektronik. Burime, në këtë rast, mund të jenë printerat, skanerat dhe çdo informacion që mund të ketë një kompjuter. Kompjuterat në rrjet mund të lidhen nëpërmjet kabllove, linjave telefonike, valëve radio, satelitëve ose rrezeve të dritës infra të kuqe. Kompani ose organizata ndërkombëtare të ndryshme kanë punonjës të shpërndarë në të gjithë botën, të cilët komunikojnë dhe shkëmbejnë informacion vetëm kur kompjuterat e tyre janë në rrjet. Ky lloj rrjeti specifik, që lidh vetëm punonjësit e një ndërmarrjeje apo organizate, quhet intranet. Ndërsa nterneti lidh intranetet nga e gjithë bota. Elementet bazë të një rrjeti kompjuterikKompjuterat dhe pajisjet e tjera lidhen në një rrjet nëpërmjet pajisjeve të komunikimit dhe mjeteve të transmetimit. Le t’i shohim me radhë elementet bazë të një rrjeti të thjeshtë kompjuterik ilustruar në figurën 2.Kompjuteri kryesor (Server) është kompjuteri që administron burimet e rrjetit, programet dhe skedarët dhe i shërben kompjuterave të tjerë të cilët janë të lidhur në rrjet.. Zakonisht ai është i dedikuar, që do të thotë se ai nuk kryen asnjë detyrë tjetër përveç asaj që i është caktuar. Për shembull, një File Server është një kompjuter që administron arkivimin dhe  mëson mënyrën e komunikimit të kompjuterave në internet dhe lidhjet mes tyre; njeh elementet e rrjetit.Shumë nga pajisjet elektronike vetjake që i përdorim përditë, mund t’i lidhim në internet duke krijuar kështu një rrjet në shtëpi. Në figurën 1 është dhënë shembulli i një rrjeti të tillë, ku vendin kryesor e zë pajisja router, që lidh kompjuterin me serverin e rrjetit si dhe me pajisjet e tjera, si p.sh: laptopin, printerin, tabletin, smartfonin. Lidhja, kryesisht, realizohet pa tel, por shfrytëzohen dhe lidhjet kabllore. A mund të dalloni cilat pajisje janë lidhur me kabllo dhe cilat jo? Cilën pajisje tjetër mund t’i shtoni rrjetit?Aktivitet:Fig. 1 Shembull i një rrjeti kompjuterik në shtëpiSmartphone TabletMedia Server TVPrinter DesktopADSL routerLaptop1.16
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12