Page 84 - Demo
P. 84
Nxënësi/ja:IBaza e të dhënave është një koleksion i informacioneve të mbledhura dhe të ruajtura në kompjuter, në mënyrë që të mund të nxirren (tërhiqen) lehtësisht kur ne i kërkojmë. Mbasi informacioni ruhet në bazën e të dhënave, ai është i lehtë për t’u gjetur, analizuar dhe printuar. Zbatimi i bazave të të dhënave shtrihet në shumë fusha, si p.sh. në biblioteka (për kërkimin e librave sipas autorit apo titullit), në mjekësi (për mbajtjen nën kontroll të pacientëve duke mbledhur rezultatet e analizave të tyre dhe matjeve të parametrave të tyre jetësor), në ekonomi (duke mbajtur inventaret e shitjeve të mallrave) etj.Disa terma të rëndësishëm, që lidhen me bazën e të dhënave, janë:Database-a (Baza e të dhënave) është një koleksion i integruar i rekordeve të lidhura në mënyrë logjike në formën e tabelave, që ofrojnë një mekanizëm të organizuar për ruajtjen, administrimin dhe marrjen e informacionit. Ajo ruan dhe administron informacionin që lidhet me një temë ose qëllim të caktuar, për shembull shkollën, bibliotekat, bankat etj.Sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave, në anglisht njihet shkurt si DBMS (Database Management System) dhe është një grup programesh kompjuterike që i mundësojnë përdoruesit kontrollin, krijimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e bazës së të dhënave në kompjuter. Më të njohurat prej tyre janë MS-Access, Sql, Oracle etj.Bazat e të dhënave njeh dhe vlerëson bazat e të dhënave; njeh objektet dhe bazat e të dhënave.Mblidhni informacion nga interneti rreth bazave të të dhënave, koncepteve të tyre dhe gjeni:1. karakteristikat kryesore të tyre;2. historikun e zhvillimit të bazave të të dhënave;3. përdorimet në jetën e përditshme.Aktivitet:Fig. 1 Shembull baze të dhënash7.1ShkollaNxënësi Biblioteka MësuesiNr. i RegjistritEmri i nxënësitAdresaQytetiNumri i telefonitKlasaData e regjistrimitKodi i libritTitulliAutoriShtëpia botueseÇmimiData e tërheqjesData e dorëzimitKodi i stafitEmri i stafitDepartamentiLëndaKreditetBaza e tëdhënaveTabelaRekorde82

