Page 85 - Demo
P. 85


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVETabela është një koleksion i informacioneve, që kanë lidhje me njëra-tjetrën, që janë në formën e kolonave dhe rreshtave, p.sh. në një bazë të dhënash shkolle mund të ketë disa tabela, ku tiparet janë nxënësit, biblioteka, mësuesit, stafi i administratës dhe detaje të pranimit të nxënësve (fig. 1).Rekordi është një informacion i kompletuar, i vendosur horizontalisht në një tabelë, p.sh. informacioni i plotë i një nxënësi në bazën e të dhënave mund të përmbajë emrin, adresën, qytetin, numrin e telefonit, klasën dhe drejtimin.Fusha është një kolonë e caktuar vertikalisht në një tabelë, që ruan informacionin e të njëjtit lloj, p.sh Nr. i Pranimit është një fushë, që ruan vetëm numrin e pranimit, ndërsa fusha Emri i Nxënësit ruan vetëm emrat e nxënësve.AplikacionetSMBDh të tjeraSMBDh (përcaktim, regjistrim, kërkesa, përditësim, administrim të dhënash)Zona e ruajtjesBazat e të dhënave relativeBazat e të dhënave hierarkikeBazat e të dhënavee skedarë flatBazat e të dhënave të objektevePërdoruesitSistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave (SMBDh) ka disa veçori, të cilat janë:1. Reduktimi i teprisë së të dhënave, që do të thotë dublikimi i të dhënave, për shembull, në një bibliotekë emri i librit mund të gjendet edhe nën emrin e autorit edhe nën numrin e ISBN-së. Megjithatë me ndihmën e SMBDh-së teprica e të dhënave mund të hiqet.2. Lehtësimi i bashkëpërdorimit të të dhënave. Përdorues të ndryshëm mund të kenë qasje dhe të përdorin të njëjtën bazë të dhënash, sepse formati i skedarëve të ruajtura mbetet i njëjtë.3. Kontrolli i mospërputhjes së të dhënave. Në SMBDh ndryshimi në ndonjërën prej fushave përditësohet automatikisht në të gjitha file-t relative, p.sh., në një bibliotekë nëse ka dy rekorde për të njëjtin libër, njëri nën emrin e autorit dhe tjetri nën stokun e ri, mund të ndodhë që detajet të ndryshohen te njëri rekord. Kjo mund të çojë në mospërputhje, meqë të dyja rekordet për të njëjtin libër do të përmbanin informacion të ndryshëm. Këto probleme zgjidhen me ndihmën e SMBDh-së.4. Zbatimi i standardeve. Në SMBDh mund të aplikohen disa standarde në riprezantimin e të dhënave.5. Garantimi i sigurisë së të dhënave. Në SMBDh qasja te secili rekord mund të bëhet i mbrojtur. Në skedarë mund të ketë qasje vetëm nga ata që janë të autorizuar për ta bërë këtë.6. Ruajtja e integritetit. SMBDh-ja ruan integritetin duke mbajtur disa kufizime kur futen të dhënat. Këto kufizime janë rregulla që janë projektuar për t’i mbajtur të dhënat të pajtueshme dhe korrekte. Ato veprojnë si kontroll mbi të dhënat e reja.Fig. 2 Sistemi i menaxhimit të bazave të të dhënave83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89