Page 86 - Demo
P. 86


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVEEmri i Objektit PërshkrimiTabela Ruan informacionin në formën e rreshtave (rekordeve) dhe kolonave (fushave), p.sh., një tabelë mund të ruajë një listë të shokëve së bashku me të dhënat e tyre, ndërsa një tabelë tjetër mund të ruajë notat e tyre.Kërkesa Janë përdorur për ruajtjen, grupimin ose veçimin e të dhënave në programin Ms Access, për shembull, një pyetësor mund të shfaqë një listë vetëm të nxënësve të klasës së 10-të, nga të gjithë nxënësit e shkollës.Forma Ekrane të përshtatura për të siguruar një mënyrë të thjeshtë për të hyrë dhe për të shikuar të dhënat në një tabelë ose pyetësor.Raporte Paraqesin të dhëna nga një tabelë ose pyetësor në format të printuar. Objektet e bazës së të dhënaveBaza e të dhënave, krijuar në MS Access, përbëhet nga përbërës të shumtë, të cilët quhen objekte të bazës së të dhënave. Kur krijohet baza e të dhënave, themelohen një ose më shumë nga këto objekte, të cilat ruhen në një skedar të vetëm, unik të bazës së të dhënave.Tabela në vazhdim identifikon objektet e bazës së të dhënave që mund t’i përdorni gjatë krijimit të një baze të dhënash në Microsoft Access.1. Duke kërkuar informacion nga interneti, listo pesë lloje të bazave të të dhënave të zotërueshme në botën e kompjuterit. 2. Lidh me shigjetë:SMBDh lehtëson bashkëpërdorimin e të dhënave, sepse• formati i skedarëve të ruajtura është i njëjtë.SMBDh redukton teprinë e të dhënave, sepse• shmang futjen e të dhënave që janë futur më shumë se një herë.SMBDh kontrollon mospërputhjen e të dhënave, sepse• ndryshimi në ndonjërën prej fushave përditëson automatikisht skedarët që kanë lidhje me të. 3. Shpjego se çfarë janë objektet në një bazë të dhënash. Përmend disa prej tyre. Përpiqu që të gjesh një shembull nga jeta e përditshme për ta ilustruara përdorimin e këtyre objekteve.Sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave relative (SMBDhR në anglisht njihet shkurt si RDBMS) u propozua nga E. F. Codd në 1970. Kjo është një lloj baze të dhënash, ku të dhënat janë të organizuara si tabela të lidhura. Këto baza të dhënash janë më të fuqishme, sepse aty mund të tërhiqen të dhëna të lidhura, të cilat mund të zgjerohen dhe modifikohen me tabela, pa pasur nevojë të riorganizohen tabelat ekzistuese.Për më shumë informacionTabela 1 Objektet e bazës së të dhënave84
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90