Page 87 - Demo
P. 87


                                    Nxënësi/ja:2.1 INjohja me programin MS Access Hapja e programit Ms AccessNjë nga programet e krijuara nga Microsoft-i është edhe Microsoft Access-i, i cili merret me administrimin e bazave të të dhënave. Ai përmban shumë komanda që ndihmojnë në ndërtimin dhe shikimin e informacionit të ruajtur në bazën e të dhënave, të cilat mund të jenë në formë tabelash, kërkesash, formularësh, raportesh etj. Ms Access-i, gjithashtu, importon të dhënat e ruajtura në baza të dhënash dhe aplikacione të tjera. Një skedar që përmban bazë të dhënash, i krijuar në programin Ms Access 2013, e ka prapashtesën .accdb. Le të mësojmë se si përdoret aplikimi MS Access 2013.Për të hapur programin MS Access 2013 ndjekim këto hapa:1. Klikojmë mbi butonin Start/All Programs/Microsoft Office/ Microsoft Office Access 2013 (fig. 1).2. Shfaqet dritarja MS Access 2013 (fig. 2). Dritarja paraqet një sërë modelesh, ku mund të zgjedhim. Në pjesën e sipërme të dritares ndodhet rubrika search for online templates, ku mund të zgjedhim template online. Poshtë kësaj rubrike ofrohen kërkimet e sugjeruara sipas kategorive: database, business, logs, industry, lists, personal, inventories. Në anën e majtë të dritares ndodhet paneli i Access-it, ku mund të kërkojmë për file ekzistuese në Access.  shpjegon, ndërton dhe planifikon një bazë të dhënash duke identifikuar operacionet themelore; përdor në mënyrën e duhur template-t.Tashmë ju njihni disa nga progamet e paketës Microsoft Office. Listoni disa nga ato. Ç’mund të thoni për programin Ms Access 2013? Përse shërben ai? Diskutoni me shokët.Aktivitet:Fig. 1Fig. 2 Dritare e programit MS Access 20137.285
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91