Page 88 - Demo
P. 88
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Krijimi i bazës së të dhënave në Ms Access 2013Për të krijuar një bazë të dhënash duhet të:1. Zgjedhim një nga template-t, p.sh., Home inventory.3. Në ekran shfaqet një dritare, ku në anën e majtë ndodhet rubrika File Name, në të cilën ndryshojmë emrin e file-it dhe ndryshojmë vendndodhjen e databazës duke përdorur butonin Browse.4. Klikojmë në Create te paneli në të djathtë të dritares së MS Access 2013 (fig 3). Dritarja e bazës së të dhënaveDritarja e një baze të dhënash ka pamjen si në figurën 4. Ajo ngjan me fletën e punës së programit Excel, pra është e krijuar nga rreshta dhe kolona, por ndryshe nga Excel-I, në krah të majtë të ekranit ndodhet paneli i lundrimit. Le t’i shikojmë me radhë elementët kryesorë të saj:• Shiriti i tutullit (Title Bar) tregon emrin e bazës së të dhënave të krijuar. Të pranishëm në këtë zonë janë edhe butonat Minimise, Maximise/Restore dhe Close.• Butoni File është butoni në të majtë të Title Bar-it. Ai përmban komandat dokumet i ri (New), hap (Open), ruaj (Save), ruaj si... (Save as), shtyp (Print) etj.• Shiriti i komandave të shpejta (Quick Access Toolbar) ka disa nga komandat më të përdorshme në MS Access, si Save, Undo dhe Redo.• Vizorja (Ribbon) përmban komandat që mund të jepen te objekte të ndryshme të bazës së të dhënave. Këto komanda janë të klasifikuara në grupe në tab-e të ndryshme.• Paneli i lundrimit (Navigation Pane) ndodhet në panelin në të majtë të dritares. Këtu shfaqen objekte të bazave të të dhënave, të cilat janë të hapura ose që sapo janë krijuar.• Dokument i skeduar (Tabbed Document), ku objekte të bazës së të dhënave shfaqen në tab-e, ndryshe nga dritaret e mbivendosura në versionet e mëparshme.• Shiriti i statusit (Status Bar) ndodhet në dritaren e poshtme. Ai shfaq gjendjen (statusin) dhe butonat që shërbejnë për të ndryshuar pamjen e faqes.Fig. 3 Krijimi i një baze të dhënash nga një template.86

