Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMA 1 INTERNETIrekuperimin e dosjeve. Ndërsa një Print Serverështë një kompjuter që administron një ose më shumë printera të nevojshëm në një rrjet.Kompjuteri i cili është i lidhur në rrjet quhet stacion pune (Workstation) i cili është një kompjuter i krijuar për përdorim individual në mjedisin e rrjetit. Ai është si një kompjuter personal, veçse ndërkohë është i lidhur me kompjuterat e tjerë si dhe me kompjuterin kryesor, që është serveri.Karta ndërfaqëse e rrjetit (NIC) është një pjesë hardware, e vendosur në njësinë qendrore të kompjuterit, më saktësisht, në motherboard. Ajo (fig. 3) shërben për lidhjen në rrjet të kompjuterit nëpërmjet kabllove specifike. Por ekzistojnë dhe karta të jashtme (wireless), që nuk kanë nevojë për kabllo.Modem (MODulator-DEModulator) është pajisja e cila lidh kompjuterin me rrjetin global, që është interneti. Kjo pajisje (fig. 4) përdoret gjerësisht për shkëmbimin e të dhënave nga kompjuterat përmes një rrjeti informatik, siç është rrjeti telefonik. Modemi kryen konvertimin e informacionit nga analog në numerik dhe anasjelltas, sikurse lidhjet telefonike. Pajisja Hab (Hub) (fig. 5) lidh pajisje të shumta, që mund të jenë kompjutera, printer, skaner duke i bërë ato të punojnë si një segment i vetëm i rrjetit. Hub - i përbëhet nga porta të shumta. Këto porta lidhen me kartat NIC nëpërmjet kabllove të veçanta. NIC-i transferon të dhënat nga një kompjuter në Hub, i cili më pas i transferon këto të dhëna në një kompjuter tjetër, që është i lidhur në rrjet.Suitç (Switch) është një pajisje më e zgjuar, që ka zëvendësuar Hub-in (fig. 6) për arsye se Hub-i transferon të dhënat që merr nga karta NIC në të gjithë kompjuterat, kurse switch-i i transferon ato në kompjutera të veçantë. Ruter (Router) është një pajisje rrjeti që përcjell paketat e të dhënave midis rrjeteve kompjuterike (fig. 7). Këto pajisje kryejnë funksionin e drejtimit të trafikut në internet. Një paketë, zakonisht, përcillet nga një router në një router tjetër nëpërmjet rrjeteve, të cilat formojnë internetin, derisa të arrijë nyjen e destinacionit. Router - i mund të jetë kabllor ose jokabllor.Kanalet e transmetimit. Çdo kompjuter në një rrjet është i ndërlidhur me anë të kanaleve të transmetimit. Në një rrjet të dhënat shkëmbehen ndërmjet dy kompjuterave duke përdorur këto kanale, që mund të jenë kabllore ose jokabllore. Kanalet kabllore mund të jenë: kabllo si çift i përdredhur, koaksiale, fibër optike etj. Kanalet jokabllore mund të jenë: lidhja nëpërmjet satelitëve duke përdorur mikrovalët, valët radio etj. 1. Çfarë është rrjeti kompjuterik dhe cilët janë elementet kryesorë të tij? 2. Trego shkurtimisht rolin e kartës ndërfaqëse të rrjetit (NIC)si dhe funksionin e pajisjes modem.3. Trego ndryshimin ndërmjet pajisjes Hub dhe Switch.4. Ndërto skemën e rrjetit të krijuar nga pajisjet që keni në shtëpi. Kahaso skemën tënde me skemën e shokut të bankës.ServerKompjuter workstationFig. 2 Skema e një rrjeti kompjuterikFig. 3 Karta ndërfaqëse e rrjetitFig. 4 ModemiFig. 5 Pajisja HabFig. 6 SuitçFig. 7 Ruteri7
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13