Page 90 - Demo
P. 90


                                    Nxënësi/ja:ILlojet e bazave të të dhënave  mëson llojet e bazave të të dhënave.Të supozojmë se në Excel kemi disa tabela të ndryshme të ruajtura në një dokument të vetëm. A mund të quhet ky dokument bazë e të dhënave?Aktivitet:Paketa e MS Office-it përmban aplikacione të ndryshme, si MS Word-i (që është aplikacion për të ruajtur dokumente të formatit tekstor), MS Excel-i (që është aplikacion që shërben për të ruajtur dokumente të formatit tabelor e të tjera. Por, kur kemi të bëjmë me baza të të dhënave, nuk mund të shfrytëzojmë MS Excel-in edhe pse bazat e të dhënave i kanë tabelat objektet kryesore të tyre, pasi MS Excel-i nuk njihet si aplikacion për administrimin e bazave të të dhënave. Një sistem i menaxhimit të bazës së të dhënave (DBMS) është një sistem që është projektuar për dy qëllime kryesore: • për të shtuar, fshirë dhe përditësuar të dhënat në bazën e të dhënave, • për të ofruar mënyra të ndryshme për të paraqitur (në ekran ose në formë të shtypur) të dhënat në bazën e të dhënave. Nëse të dhënat janë të thjeshta dhe nuk janë sasi e madhe, atëherë një bazë të dhënash mund të përbëhet nga një tabelë e vetme. Në fakt, një bazë e thjeshtë e të dhënave mund të mbahet lehtë edhe nga një përpunues teksti. Për ta ilustruar këtë supozoni që doni të krijoni një bazë të dhënash për librat në një bibliotekë. Vetëm për hir të ilustrimit supozoni që biblioteka përmban 14 libra. Të njëjtat kritere vlejnë edhe për një bibliotekë ndoshta me disa qindra libra. Tabela 1-1 tregon bazën e të dhënave LIBRARY_FLAT në formën e një tabele të vetme.TABELA 1-1. LIBRARIAISBN Titulli ID Autorit Autori ID Bot Shtëpia botuese Nr. Tel Botuesit Çmimi1-1111-1111-1 C++ 4 Roman 1 Big House 123-456-7890 $29.95 0-99-999999-9 Emma 1 Austen 1 Big House 123-456-7891 $20.00 0-91-335678-7 Faerie Queene 7 Spenser 1 Big House 123-456-7892 $15.00 0-91-045678-5 Hamleti 5 Shakespeare 2 Alpha Press 999-999-9999 $20.00 0-103-45678-9 Iliada 3 Homer 1 Big House 123-456-7892 $25.00 0-12-345678-9 Jane Eyre 1 Austen 3 Small House 714-000-0000 $49.00 0-99-775677-7 King Lear 5 Shakespeare 2 Alpha Press 999-999-9999 $49.00 0-555-55555-9 Makbeth 5 Shakespeare 2 Alpha Press 999-999-9999 $12.00 0-11-345678-9 Moby-Dick 2 Melviill 3 Small House 714-000-0000 $49.00 0-12-333433-3 On Liberty 8 Mill 1 Big House 123-456-7892 $25.00 0-55-123456-9 Main Street 10 Jones 3 Small House 714-000-0000 $22.95 0-55-123456-9 Main Street 9 Smith 3 Small House 714-000-0001 $22.95 1-22-233700-2 Visual Basic 6 Roman 3 Big House 123-456-7895 $25.00 7.3Tabela 188
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94