Page 94 - Demo
P. 94


                                    Nxënësi/ja:IKrijimi i tabelave në MS Access 2013 demonstron ndërtimin e një tabele në Access.Ndërtoni një tabelë në Word, ku ju listoni librat që keni lexuar dhe për secilin libër zgjidhni se cilat fusha ju duhen për ta përshkruar sa më mirë. Provoni të ndërtoni të njëjtën tabelë në Access duke përdorur komandën View te menuja Design. Shpjegoni se cilat janë lehtësistë dhe vështërsitë që ju hasët për krijimin e tabelave në programin Access.Aktivitet: Tabelat në MS AccessKur ju përdorni një bazë të dhënash, ju i ruani të dhënat në tabela-lista bazuar në subjekte, të cilat përmbajnë të dhëna të renditura në rekorde, p.sh., ju mund të krijoni një tabelë të quajtur “Kontaktet”, ku të ruhet një listë me emrat, adresën e email-it, numrin e telefonit etj. Në fillim duhet hartuar baza e të dhënave duke planifikuar të gjitha tabelat dhe duke vendosur se si ato do të lidhen me njëra-tjetrën. Krijimi i tabelaveNjë bazë të dhënash e thjeshtë, si p.sh. një listë kontaktesh, mund të përdorë vetëm një tabelë të vetme. Megjithatë shumë baza të dhënash përdorin disa tabela. Kur krijojmë një bazë të dhënash, ne krijojmë një skedar të ri në kompjuterin tonë, i cili vepron si depozitues për të gjitha objektet e BDH-së duke përfshirë edhe tabelat. Ju mund të krijoni një tabelë: • duke krijuar një BDH të re, • duke futur një tabelë në një BDH ekzistuese, • duke importuar tabelën nga burime të tjera të dhënash, si p.sh. workbook në Excel, dokument në Word, skedar tekst ose një BDH tjetër. Kur krijoni një bazë të dhënash bosh (blank), shfaqet automatikisht një tabelë bosh e re. Më pas ju futni të dhënat në tabelë për të filluar përcaktimin e fushave.Tabela e krijuar në Access ka pamjen e një datasheet-i bosh me kolona të paetiketuara, që ngjason shumë me një fletë pune në Excel. Ndiqni këto hapa për të krijuar një tabelë të re në një BDH ekzistuese:1. Hapni bazën e të dhënave.2. Klikoni Table në grupin Tables, në tab-in Create3. Do të formohet një dokument i ri. Headeri Table 1shtohet ngjitur me fushën ID (fig. 1).4. Klikoni mbi kolonë dhe zgjidhni llojin e të dhënave. Shtoni të dhënat në fusha. Para se ju të krijoni tabela, merrni parasysh me kujdes kërkesat dhe përcaktoni të gjitha tabelat që ju duhen. Shënim: Fig. 17.492
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98