Page 95 - Demo
P. 95
TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Krijimi i tabelës në pamjen dizajn (Design view) Me këtë opsion ju caktoni strukturën e tabelës duke specifikuar emrin e fushës, llojin e të dhënave dhe vetitë për secilën kolonë. Kjo është edhe mënyra më e zakonshme për të krijuar një tabelë.Ndiqni këto hapa për të krijuar një tabelë në Design Vie1. Hapni bazën e të dhënave.2. Zgjidhni tab-in Create, në grupin Viewslistën që zbret dhe zgjidhni opsionin Design View.3. Dritarja Design View është e ndarë në dy pjesë: paneli Field Grid dhe paneli Field Properties (fig. 2). Paneli Field Grid përdoret për të përcaktuar fushat në tabela bashkë me llojet e të dhënave të tyre dhe një përshkrim opsional të fushës. Në Data Type ju mund të zgjidhni llojin e të dhënave të fushës.Paneli Field Properties ju mundëson të shtoni një veti në Field Name duke përdorur panelin e Field Properties. Ky panel përdoret për të specifikuar vetitë e fushës me detaje, si madhësia e fushës, vlefshmëria etj.4. Futni informacionin e kërkuar në panelin Field Grid dhe Field Properties në dritaren Design View. Përdorni tastin Tab ose tastin Enter për të lëvizur përmes fushave të ndryshme.5. Caktoni njërën nga fushat në panelin Field Grid si çelës primar. Simboli i çelësit do të shfaqet përbri emrit të kolonës për të treguar se kolona tani po punon si çelës primar në tabelë.Fig. 293

