Page 97 - Demo
P. 97


                                    Nxënësi/ja:2.1 IModifikimi i tabelave  ruan dhe modifikon tabelat në Access.Në mesimin e kaluar ju krijuat një tabelë me librat që keni në bibliotekën tuaj. 1. Shtoni një kolonë për të shtuar datën e botimit të librit.2. Shqyrtoni opsionet e futjes dhe fshirjes së rreshtave në grupin Tools të tab-it Design.3. Shtoni rreshta të rinj duke plotësuar listën me libra të rinj që mund të kenë pjesëtarët e tjerë të familjes.Aktivitet: Modifikimi i tabelaveGrupi Views i komandave ofron dy mënyra të pamjes së të dhënave: Datasheet View dhe Design View. Në Datasheet View shikohen rreshtat dhe kolonat, ku mund të shtojmë të dhënat. Ndërsa përshkrimet, si emrat e fushës apo llojet e të dhënave, mund të shtohen në Design View.Tabelat e krijuara në Access mund të modifikohen nëpërmjet tab-it Table Tools (fig. 1), i cili përmban disa grupe komandash që shërbejnë për të modifikuar tabelat dhe përmbajtjen e tyre, si ndryshimi i llojit të të dhënave, shtimit apo heqjes së kolonave/fushave, riemërtimin e një fushe etj.Për të ndryshuar llojin e të dhënave duhet të:1. zgjedhim header-in e kolonës; 2. në grupin Formatting, në rubrikën Data Type, zgjedhim një nga opsionet e shfaqura në listë.Për të shtuar një fushë:1. zgjedhim header-in e kolonës në të cilin ju doni të shtoni një fushë;2. në grupin e komandave Add&Delete të tab-it Fields klikojmë More Fields;3. në listën që shfaqet, zgjedhim llojin e fushës.Për të fshirë një fushë:1. zgjedhim header-in e kolonës në të cilin ju doni të shtoni një fushë;2. në grupin e komandave Add&Delete të tab-it Fields klikojmë Delete.Për të zhvendosur një fushë:1. zgjedhim fushën që do të zhvendoset. 2. mbajmë butonin e majtë të mouse-it derisa ai të ndryshojë formën në një vijë të trashë blu të shfaqur gjatë anës së majtë të fushës;3. rrëshqasim fushën në zonën e dëshiruar.Në të njëjtën mënyrë mund të lëvizen dhe rreshtat në një tabelë.Fig. 17.595
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101