Page 98 - Demo
P. 98


                                    TEMA 7 SHFRYTËZIMI I APLIKACIONIT - BAZA E TË DHËNAVE Ruajtja e bazës  së të dhënaveBaza e të dhënave të krijuara nga fillimi ruhen në një zonë të caktuar nga mund të zgjedhim duke përdorur butonin Browse. Ndryshimet e mëtejshme mund të ruhen duke klikuar butonin Save në Toolbar. Megjithatë në programin Access 2013 është e mundur të ruhen bazat e të dhënave në zona të ndryshme si dhe mund të zgjidhet formati nga lista e opsioneve të ofruara. Për të ruajtur një tabelë në Ms Access 2013 ndjekim hapat:1. Klikojmë butonin Office.2. Zgjedhim opsionin Save As nga lista dhe zgjedhim formatin e skedarit (fig. 2).3. Shfaqet dritarja dialoguese Microsoft Office Access, e cila kërkon leje për të ruajtur të gjitha objektet e hapura para se të ruhet skedari. Klikojmë butonin Yes (fig. 3).4. Hapet dritarja dialoguese Save As (fig. 4).5. Zgjedhim zonën ku duam ta ruajmë skedarin. 6. Në rubrikën File Nameshkruajmë emrin e skedarit. 7. Klikojmë butonin Save.1. Ndërto një tabelë në Ms Access 2013 me të gjithë produktet që duhet të blesh në supermarket. Përcakto së paku 5 fusha të dhënash për këto produkte. Pasi të krijosh tabelën në Access, hidh të dhënat për familjen tënde, ruaje atë me emrin “Lista e pazarit”.2. Në tabelën “Lista e pazarit” shto edhe dy produkte të tjera. Sigurohu që ndryshimet e bëra t’i ruash sërish me emrin “Lista e përditësuar e pazarit”.3. Krahaso fushat e përzgjedhura nga ti me ato të përzgjedhura nga kolegët e tu. Sa të ngjashme janë ato? Përpiqu të argumentosh nëse fushat e përzgjedhura prej teje janë më të rëndësishme nga ato të kolegëve të tu. Fig. 2 Ruajtja e databazësFig. 3Fig. 496
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102