Page 10 - Demo
P. 10
kuptimit dhe emri i trajtuar nga pikëpamja e trajtave. Në artikuj të ndryshëm shkencorë gjeni shpesh rimarrje të tilla me efekt argumentues: Keni mësuar se emri konkret emërton objekte dhe sende që shihen dhe preken. Sipas kësaj logjike, edhe shijet janë konkrete, edhe ndijimet e të ftohtit e të ngrohtit janë konkrete.)Fjalët që realizojnë lidhjen e rrjedhës logjike të arsyetimit apo lidhjen mes fjalive, i përkasin regjistrit formal. Ato mund të jenë lidhëza, ndajfolje, parafjalë apo struktura tipike të këtij stili etj. (kështu, pra, d.m.th. në këtë kontekst, sepse, meqenëse, sipas, në bazë, duke qenë se etj.).Regjistri i ligjërimit është i lartë dhe formal. Në të nuk lejohen elementet me efekte emocionale dhe subjektive (pasthirrmat, pjesëzat emocionale etj.). Shembulli i sjellë më poshtë është shprehje e përdorimit të gjuhës sipas këtij stili.Uliksi (Ulysses)Shikimi i poleve të Diellit Që prej viteve ‘60, një numër i madh satelitësh dhe sondash kanë studiuar Diellin, megjithatë, të gjitha këto e kanë vëzhguar yllin tonë nga ekuatori i tij, nga i njëjti këndvështrim që kemi nga Toka. Deri më sot, vetëm një sondë ka qenë në gjendje ta vëzhgojë Diellin nga këndi i poleve të tij: Uliksi (Ulysses), një sondë europiane e lëshuar në Tetor 1990. Uliksi gjendet në orbitën polare të Diellit që prej 1994-ës. Ai ka vëzhguar se erërat diellore fryjnë dy herë më fuqishëm në pole sesa në ekuator. Gjatë viteve 2000 - 2001, sonda kaloi mbi polet veriore dhe jugore, gjatë një kohe kur Dielli ishte veçanërisht aktiv. Nuk është e lehtë të drejtohesh te polet diellore. Uliksi fillimisht shkoi në Jupiter për të përdorur forcën gravitacionale të planetit gjigant. Më pas, trajektorja e tij u harkua dhe ai u gjend 343 km nën polin diellor jugor në shtator 1994. Ai mbërriti në polin diellor jugor në qershor 1995. (Përshtatur nga “Të kuptojmë Universin”)Disa ndër tiparet e gjuhës së stilit shkencor e teknik janë:Sfera: Teksti përmbledh fjalë të një fushe leksikore specifike të shkencës së astronomisë (Diell, orbitë, pole, sondë etj.). Funksioni: Funksioni stilistik i ligjërimit është kumtues. Në tekstin më lart kumtohet një informacion, pra, teksti synon ta informojë lexuesin mbi fakte shkencore në fushën e astronomisë, përkatësisht, në lidhje me eksplorimin e Diellit nga polet.Leksiku: Siç thamë më lart, fjalët që gjenden në tekst i përkasin fushës leksikore të astronomisë (Diell, pole, ekuator, orbitë polare, vëzhgoj etj.).Informacioni që përcillet është objektiv dhe duhet të përcillet me vërtetësi.Në tekstin më lart mund të dallohen referenca të sakta vitesh, hapësirash, emërtimesh (vitet ‘60; tetor 1990; që prej 1994-ës; 2000-2001, Toka, Jupiteri, Dielli etj.), të cilat janë të verifikueshme.8 Gjuhë

