Page 100 - Demo
P. 100
Të folurit dhe të shkruarit janë që të dyja forma të komunikimit që përdorin gjuhën. Gjuha e realizon funksionin e saj praktik përmes akteve gjuhësore. Për të shprehur qartë mendimin, fjalët kombinohen në fjali, në paragrafë, në tekste, përmes rregullave që krijojnë normën gjuhësore. Ato përfshijnë të gjitha nivelet e sistemit gjuhësor: nivelin fonetik, leksikor, morfologjik, sintaksor. Fjalia është njësia themelore sintaksore. Ajo del zakonisht me një bërthamë me një ose disa bërthama foljore. Fjalia është fragmenti i ligjërimit, i përbërë zakonisht prej dy a më shumë fjalësh kuptimplota, të bashkuara në një tërësi të vetme kuptimore, gramatikore dhe intonative. Fjalia mund të jetë e formuar edhe prej një fjale të vetme me vlerën e një kumtimi.Fjalitë janë të thjeshta dhe të përbëra. Fjalitë e thjeshta kanë një folje (kallëzues) në një nga gjashtë mënyrat vetore: dëftore, lidhore, dëshirore, habitore, kushtore dhe urdhërore. (Pogradeci është qytet në juglindje të Shqipërisë.) Fjalitë e përbëra kanë më shumë se një folje, në raporte të caktuara kuptimore dhe gramatikore midis tyre si një tërësi e vetme (me bashkërenditje dhe nënrenditje) (Pogradeci është qyteti turistik, buzë liqenit të mrekullueshëm të Ohrit, që mirëpret vizitorë në çdo stinë të vitit.)Paragrafi është një njësi e të shkruarit, një grup fjalish të lidhura rreth një ideje kryesore, e cila duhet shtjelluar. Kjo quhet tema ose fjalia tematike. Ajo duhet të jetë koncize dhe e theksuar. Fjalitë e tjera të paragrafit, që quhen fjali mbështetëse, japin shpjegime ose plotësojnë fjalinë tematike. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse: fjalinë kryesore, trungun (pjesën shtjelluese) dhe fjalinë përmbyllëse. Gjatësia e paragrafit mund të jetë e ndryshme. Pogradeci është qytet turistik. Ai shtrihet mes gjelberimit. Qyteti ka kohë që ka filluar të tërheqë masivisht pushues nga vendi dhe bota. Natyra e bukur, ajri i freskët dhe liqeni i tij i papërsëritshëm, me një thellësi që shkon deri në 300 metra, e bëjnë tërheqës qytetin liqenor. Pogradecarët, mikpritës dhe të dashur, i duan pushuesit dhe bëjnë të pamundurën për t’i kënaqur ata.Një paragraf i shkruar mirë duhet të plotësojë disa kritere: të ketë unitet, pra, të përqendrohet në një ide (Promomovimi i Pogradecit si qytet turistik.);të jetë i kuptueshëm, pra, duhet të jetë i qartë dhe i renditur në mënyrë logjike (Në këtë paragraf vihet re renditja e fjalive sipas një koherence logjike të një teksti përshkrues me tipare reklamimi . Pra elementi kryesor i fjalisë tematike Pogradeci si qytet fillon e përshkruhet në fillim me natyrën , vendet tërheqëse, që ofron dhe pastaj mikpritjen e qytetarëve të tij.);të ketë strukturë, pra, rreshti i parë i paragrafit është më i zhvendosur prapa në krahasim me ata që vijnë më pas (Me këtë kriter luhet mjaft sot, sepse mundësitë që ofron kompjuteri janë të shumta.);Gjuhë ARTIKULIMI GJUHËSOR, NGA FJALIA E THJESHTË TE PARAGRAFIPogradeci98 Gjuhë

