Page 101 - Demo
P. 101


                                    Për të kaluar nga njëri paragraf në tjetrin përdoren:• përsëritja. Nga paragrafi pararendës merret një fjalë apo një shprehje kyçe për t’u përdorur në fillim të paragrafit tjetër; • një pyetje retorike që bëhet në paragrafin pararendës, së cilës i jepet përgjigje në fillim të paragrafit vijues (P.sh:. A është agresiviteti shenjë inferioriteti? Kjo pyetje mund të marrë përgjigje të ndryshme.);• modelet sintaksore, të cilat lidhen me përsëritjen e së njëjtës strukturë bazë në fjali të njëpasnjëshme. (P.sh:. njeri ka gëzimet e veta. Çdo njeri ka dhe hidhërimet e veta. Të gjitha këto histori e ndjesi përbëjnë jetën e tij.).Paragrafi linear zakonisht ndërtohet nga fjali në të cilat mendimi lëviz në mënyrë të drejtë. Në paragrafin në vijim vihet re se fjalia e parë është fjalia tematike, e cila ka si objekt shtjellimi sportin dhe rëndësinë e tij për shëndetin tonë. Në fjalinë e dytë specifikohen të mirat që sjell sporti në shëndetin mendor në veçanti. Në fjalinë e tretë jepet përkufizimi mbi shëndetin mendor. Në fjalinë e fundit jepet një saktësim mbi studimet mbi shëndetin mendor. Pra po ta shikoni cdo fjali rimerr një element të fjalisë paraprirëse.Sporti është një aktivitet shumë i shëndetshëm për njeriun. Ai i sjell mjaft të mira vecanërisht shëndetit mendor. Shëndeti mendor ka të bëjë me mirëqenien psikologjike ose mungesën e sëmundjeve nervore. Studimet mbi sëmundjet nervore kanë pësuar një rritje në shekullin tonë, pasi është rritur edhe ndërgjegjsësimi i njërëzimit për to. Paragrafi i degëzuar. Ky paragraf organizohet në mënyrë të ndryshme nga ai linear. Elementi kryesor që jepet në fjalinë tematike merret dhe shtjellohet në disa degëzime. Kështu në paragrafin më poshtë në fjalinë tematike çështja kryesore e tij ka të bëjë me arsyet e ngrohjes globale. Në vijim të paragrafit ky koncept shtjellohet. Në se do të bënim një skemë kjo do të kishte në qendër arsyet e ngrohjes globale dhe në formë rrezesh arsyet.Arsyet e ngrohjes globale janë të ndryshme. Një ndër to është rritja e ndotjes së ajrit, pra çlirimit të dioksidit të karbonit nga fabrikat makinat etj. Një tjetër ka të bëjë me prerjen e pyjeve. Shkrirja e akujve të zonave akullnajore të planetit gjithashtu shihet si shkak i ngrohjes globale gjithashtu.Paragrafi rrethor mbaron aty ku ka filluar. Zakonisht përputhet fjalia e fillimit me të mbarimit. Elementi kryesor i fjalisë tematike rimerret nëpër ide të tjera, por kthehet sërish mbrapsht e përsërit idenë e fjalisë së fillimit. Në paragrafin më poshtë fjalia e parë (që është fjalia tematike ) përsëritet edhe në fund. Fjalitë e brendshme të paragrafit një pjesë janë të lidhura në formë lineare, kurse e parafundit lidhet edhe me fjalinë tematike nëpërmjet fjalës luftë. Zakonisht paragrafë të organizuar në mënyrë të tillë kanë synim theksimin e idesë në fjalinë tematike. Ky lloj strukturimi përdoret edhe me efekte konotative si pjesë e fjalimeve politike, filozofike, e teksteve letrare etj.A do të arrijë qenia njerëzore të fitojë luftën me veten? Kjo tematikë është trajtuar gjerësisht në tri proza të Migjenit. Në to jepet qenia në dilemë përzgjedhjeje mes së mirës e së keqes. Të dyja janë pjesë e qenies, po me sa duket ajo ka përzgjedhur të sublimojë të keqen në këtë botë. Megjithatë në brendësi të tij zhvillohet një luftë e tmerrshme përbuzjeje e simpatie, dëshirash e apatie, adhurimesh e mallkimesh. Në gjithë këtë kapërthyejeje ndjesish a do të arrijë qenia njerëzore të fitojë luftën me veten?Ngrohja globaleGjuhë 99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105