Page 102 - Demo
P. 102
Verifikoni njohuritë1. Nëpërmjet kujt realizohet komunikimi?2. Fjalia është njësia themelore sintaksore. Cilat janë tiparet e saj?3. Gjeni në mësim dhe rikujtoni konceptin mbi fjalitë e thjeshta e të përbëra. Ilustroni me shembuj.4. Për të kaluar nga një paragraf në tjetrin ka disa mjete ose disa teknika që përdoren. Dalloni këto teknika dhe ilustroni me shembuj.5. Në mësim përcaktohen katër lloje paragrafësh. Emërtoni secilin prej tyre dhe ilustroni me shembuj.6. Tregoni kriteret që duhet të plotësojë një paragraf i shkruar mirë dhe me cilat mjete gjuhësore kalohet nga njëri paragraf në tjetrin?Ushtrohuni përmes tekstit7. Plotësoni tabelën e mëposhtme me një shembull, duke u nisur nga fjalia e thjeshtë e deri te paragrafi.Fjali e thjeshtëFjali e përbërëParagraf8. Zgjeroni fjalinë: “Ёshtë një harmoni e vërtetë ngjyrash”:a) me një fjali të bashkërenditur; b) me pjesë të nënrenditur rrjedhimore dhe qëllimore;c) me një paragraf shpjegues.9. Jepni nga një shembull sipas llojeve të paragrafëve, duke diskutuar për fjalitë tematike dhe fjalitë mbështetëse të secilit prej tyre. S T U D I M T E K S T I Paragrafi i çlirët. Ky paragraf nga vetë emërtimi nuk ka një strukturë fikse si ato që pamë më sipër. Një pjesë e tij mund të përputhet me paragrafin e degëzuar. Degëzimet shtjellohen më hollësisht dhe pjesë të caktuara të tyre mund të lidhen direkt me elementin kryesor të fjalisë tematike. Gjithsesi nuk mund të përcaktohen skema fikse edhe në këtë lloj paragrafi. Në paragrafin më poshtë fjalia tematike trajton ardhjen e pranverës, e cila shtjellohet në dy degëzime në lidhje me çeljen e luleve dhe gjelbërimin, si dhe në lidhje me ndryshimet e garderobës së njerëzve si pasojë e ngrohjes në pranverë. Secili degëzim shtjellohet më vete. I dyti më gjerësisht. Gjithashtu fjalia e fundit që është pjesë e degëzimit të dytë lidhet me fjalinë e parë nëpërmjet sinonimisë së pjesshme (alternim-ndryshim). Ky është një rast shumë i thjeshtë, po ky lloj paragrafi mund të marrë trajta shumë të larmishme, pa humbur logjikën dhe koherencën e organizimit të saj.Pranvera e atij viti ishte pati alternime të çuditshme temperaturash. Në fillim filloi me temperatura të ngrohta , gjë që bëri që të shpërthenin sythat dhe të dilnin lulet e para. Gjelbërimi mbuloi deri diku kopshtet e fushat. Nga temperaturat e ngrohta njerëzit filluan të heqin veshjet e dimrit e të vishen më lëhtë. Mirëpo rënia e menjëhershme e temperaturave bëri që ata të visheshin sërish trashe. Një dukuri e tillë shtoi numrin e virozave dhe të sëmurëve.100 Gjuhë

