Page 103 - Demo
P. 103
10. Lexoni tekstin dhe përcaktoni llojin e secilit paragraf. Identifikoni fjalitë tematike dhe fjalitë mbështetëse në çdo paragraf. Përcaktoni mënyrën se si bëhet kalimi nga njëri paragraf te tjetri.Shqipëria është vendi i festivaleve të këngëve dhe të valleve folkloristike, vendi i kostumeve të bukura, serioze dhe delikate, që i përshtaten relievit plot larmi të natyrës shqiptare. Ngjyrat që stolisin kostumet, me nuancat e tyre, ua shtojnë bukurinë formave dhe konkurrojnë me natyrën. Etnografët zbulojnë në ato kostume lashtësinë e popullit shqiptar, artizanët, mjeshtërinë dhe talentin e të punuarit, piktorët, harmoninë e ngjyrave dhe të proporcioneve, poetët, dashurinë për jetën, historianët, prejardhjen e ilirëve. Kjo degë e etnografisë është pasqyruar në filateli dhe tanimë përbën një tematikë më vete me perspektivë.Çdo vit, në muajin maj, në sheshet e qyteteve dhe fshatrave tona, ngrihen podiumet e festivaleve folkloristike, mbi të cilët, këngëtarët dhe këngëtaret më të mira, rapsodët dhe rapsodet e reja, valltarët e valltaret këndojnë dhe hedhin valle. Me kostumet karakteristike që kanë veshur, ata përfaqësojnë krahinat e tyre. Kësulat tipike, jelekët e bukur, çakçirët, fustanellat apo çitjanet e grave, me brezat ngjyra-ngjyra, që rrethojnë belet e bukura, opingat apo caruqet me xhufka ose pa xhufka tërheqin këdo që i sheh. Një harmoni e vërtetë ngjyrash.Çdo ngjyrë në vetvete është e bukur, por harmonia varet te shoqërimi i tyre. Pikërisht këtu, mjeshtëria ka arritur kulmin. Kur shikojmë këto kostume, na duket sikur parakalojnë krahinat e ndryshme të Shqipërisë: Malësia e Madhe, Zadrima, Kukësi, Dardha, Myzeqeja, Tirana, Dropulli, Labëria.Çdonjëri prej këtyre kostumeve ka historinë e tij. Shumë nga ata lidhen edhe me ndonjë legjendë….Sh. Osmani, “Kontribut për historinë e filatelisë shqiptare” 11. Dalloni llojin e paragrafit dhe skemën e ndërtimit të tij. Bëni një skemë për secilin prej tyre.Folklori është një lloj letërsie që ka autor anonim. Ai përfaqësohet nga proza e poezia. Të dyja këto tekste janë një pasuri e çmuar e kulturës së popullit tonë. Populli ynë ka dëshmuar gjithnjë se ka pasur një shije të hollë artistike. Kjo shije është përpunuar për shekuj me radhë.Folklori është një pjesë shumë e rëndësishme e botës shpirtërore të qenies shqiptare, që përbën një fond të mrekullueshëm të pasur me legjenda, përralla, këngë e valle popullore. Janë të shumta legjendat të cilat pasqyrojnë ndër të tjera kodet e nderit të shqiptarit si besa, nderi mikpritja etj. Janë të shumta përrallat të cilat argëtojmë e njëkohësisht përcjellin edhe mesazhe edukuese. Janë të shumat këngët e vallet popullore që të mahnitin me koloritin e magjepsës të ngjyrave, ritmeve, lëvizjeve etj.Pse është i rëndësishëm folklori në shkollë? Kjo është një pyetje që shumë studiues nuk e kuptojnë se si mund të shtrohet për diskutim. Studiuesit harrojmë se jo të gjithë njerëzit e kanë njohjen e duhur mbi këtë çështje dhe vlerën e jashtëzakonshme të saj. Ajo përcjell mbi të gjitha shpirtin, ndjeshmërinë, traditën , shijen artistike të popullit tonë. Atëherë a duhet të pyesim : Pse është i rëndësishëm folklori në shkollë?Folklori është lëvruar në disa forma një prej tyre është proza . Kjo na shfaqet përmes legjendave, miteve e përrallave. Këto përcjellin imazhe të mrekullueshme të zgjuarsisë, trimërisë, guximit etj. Këngët e vallet popullore janë një pjesë tjetër e rëndësishme e fondit folklorik. Ato përcjellin një larmishmëri motivesh, ritmesh lëvizjesh etj. Mjaft prej këtyre llojeve folklorike janë mbledhur nga njerëz të kulturuar, që e dinin vlerën e jashtëzakonshme të tij. Këngët e vallet popullore e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në botë. Së bashku me prozën popullore ato përbëjnë shënjimin tonë si komb. Sfida e të shkruaritShkruani katër lloje paragrafësh sipas tematikës së mëposhtme: Midis të rinjve të moshës 20 vjeç dhe njerëzve të moshës 40 vjeç ka shume ndryshime në mentalitetLexojini në klasë dhe sqaroni mënyrën e ndërtimit të tyre.Gjuhë 101

