Page 104 - Demo
P. 104


                                    Profili modern i një poetiPoezia e L. Poradecit shënon një dukuri komplekse, në kuptimin më të thellë të kësaj fjale. Në vitet ‘20-‘30 të shekullit XX, pak njerëz ishin në gjendje ta kuptonin këtë lloj poezie. Ajo u shfaq më tepër si një lloj provokimi. Në të trajtoheshin probleme ontologjike, filozofike si koha dhe kuptimi i saj, përjetësia, vdekja, dashuria dhe natyra, të vështruara në një mënyrë të papritur, me një simbolikë dhe një sistem figurativ të pahasur më parë nga bashkëkohësit, por që ruan edhe në ditët tona një befasi të fshehtë, siç do të vinte në dukje Martin Camaj në një nga përshtypjet e tij për poezinë e Lasgushit. Prania e magjisë, erotikës, universalitetit, modernitetit dhe njëherazi frymës autoktone, do të bëjnë që poezia e Poradecit të kaplojë gjithë këtë shekull dhe të bëhet shumë e vështirë për t’u etiketuar. Në mënyrë të përmbledhur, prof. Eqrem Çabej do të shprehej: “Ç’e ndryshon nga të parët është thellësia... është vjershëtori më i thellë që ka shkruar në shqipet. Në qoftë se kjo nuk është vënë re deri tani, shkaku është se më të shumtit nuk e kuptojnë poezinë e tij, e cila me fjalë dhe me mënyra fare të thjeshta, e shumë herë popullore, arrin të koncentrohet aq sa mund të nxjerrë në dritë mendimet më të thella, ndjenjat më labirintike, idetë më të larta”.Me dy veprat e tij poetike, Vallja e yjeve dhe Ylli i zemrës, Lasgushi solli në poezinë shqipe një sërë cilësish të reja, të cilat lidhen me një shkallë të lartë ndjeshmërie, me një vetëdije të re estetike, që e ka bazën në rivlerësimin e figurave të shprehjes poetike dhe me emancipimin e poezisë së re shqipe në tërësi. Për këtë arsye, qysh në fillim, ai u prit si themelues i poezisë moderne shqipe. Shenjë e dukshme e këtij moderniteti ishte se ai e ndiente veten kryekëput poet krijues, duke e konceptuar poezinë të çliruar nga detyrime të natyrave të tjera, politike a sociale. Këtë kredo poetike, Lasgushi e paraqet qysh në poezinë “Zog i qiejve”, e cila zë vendin e një parafjale të veprës së tij poetike. Këng’ e lasht e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...Do ta marr që sot e tutje si bilbili parëverakQë nga fund i vetëvetes do këndoj një mall të ri...Lasgush Poradeci LetërsiLasgush Poradeci lindi në Pogradec, më 1899-n. Mësimet e para i mori në vendlindje. Pasi u formua më tej në Athinë dhe Bukuresht, në vitin 1924 vijoi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermanike, në Universitetin e njohur të Gracit (Austri). Atje mbrojti disertacionin me temë “Poezia e Emineskut dhe lidhjet e saj me poezinë popullore”, duke shlyer kështu edhe një detyrim shpirtëror ndaj poetit të madh rumun, që e kishte pasur si model. Më 1934-n kthehet në atdhe. Punoi në gjimnazin e Korçës si mësues i estetikës. Pas Luftës së Dytë Botërore, Poradeci punoi si përkthyes letrar profesionist në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Më pas bëri një jetë të tërhequr e disi të mbyllur në botën e tij të përfytyrimeve poetike, duke u kthyer në një legjendë që në gjallje të tij. Vdiq në Pogradec, më 1987-n dhe la pas një vepër poetike të rrallë për nga larmia e shprehjes dhe e formave.102 Letërsi
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108