Page 105 - Demo
P. 105


                                    Sistemi modern i poezisë së PoradecitL. Poradeci krijoi një sistem poetik krejt të vetin, bazuar mbi parime estetike, filozofike e poetike krejt origjinale. Poezitë, të grupuara në cikle sipas disa kriteresh, ruajnë vijimësinë e tyre. Gjithë struktura e veprës së tij vë në pah karakterin tërësor të domethënies së veprës. Kjo domethënie është e formuar nga disa lidhje të brendshme mes njohjes e vetënjohjes; vdekjes dhe përjetësisë; dashurisë dhe mallit; dhimbjes poetike dhe perfeksionit; duke formuar në këtë mënyrë një rrjet lidhjesh, në të cilat organizimi dhe vendosja në varësi hierarkike e tyre përbëjnë sistemin e ndërtimit strukturor të poezisë së Lasgush Poradecit. Kjo bën të mundur që poezia e tij, ashtu siç lexohet në njësi të vogla, ashtu duhet/mund të lexohet edhe në tërësinë e saj. Sistemi poetik është një ansambël, që përfshin lidhjet e së tërës me pjesën. Simbolika e shenjave të sistemitNë këtë sistem ndodh lëvizja harmonike e shenjave që merr formë, si: valle e yjeve, si valle e luleve, si valle e dherit, si valle e përjetësisë.Në poemthin “Vallja e yjeve”, poeti, si krijues i një universi, ka projektuar vallen e qiellit: lëvizjen hapësinore, lëvizjen kozmike, vallen harmonike të një makrokozmosi; zemrën e qiellit: qendrën e ekuilibrit hapësinor, qendrën e dashurisë universale, energjinë e dashurisë hapësinore; vallen e dherit: lëvizjen e tokës, vallen e objekteve të tokës, harmoninë e vallëzimit të ngrohtë të dherit; zemrën e dherit: qendra nga përhapet gjaku dhe dashuria e dherit, vatra ku ngrohen gjithë erërat e dherit; zemrën e jetës: ajo lind nga zonat e dherit, është qendra e dashurisë, e dufit erotik, e provës së ekzistencës. Yjtë – e ndezur si fëngjillQë vërtiten palë – palë,prej mosgjësë zunë fillPlot me jetë – e mall të valë.Yjtë – e ndezur aqë larg.Lozin vallen e dëshirësDuke ngritur varg – e – vargNëpër terr të hapësirës.Në këto qarqe janë projektuar zonat më të mëdha të njohjes njerëzore: qielli, toka, zoti, përjetësia, vdekja, jeta, njeriu në lëvizje dhe në qetësi, në harmoninë e përgjithshme Lasgush Poradeci, Asdreni, Ernest Koliqi, Tefta Tashko, Lola Gjoka, Shkodër, shkurt 1938, me rastin e ardhjes së Asdrenit në ShqipëriLetërsi 103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109