Page 106 - Demo
P. 106


                                    universale, në metafizikën e tyre, duke u orvatur të njohë thelbin e tyre ekzistencial.Në këto plane madhore, nënshtresohen elementet përbërëse të botës që na sugjeron poeti, në një shtrirje piktoreske me: yjet, liqerin, stinët, fshatin, trimin, vashën, lëndën, frymën, qëllimin, Zotin, gjeniun, nositin etj. Kjo është bota që na ofron poeti, e gjerë, e thellë, me fluturime në hapësirë, me krijimin e yjeve në qiell, me nënbotë, me praninë e Zotit, të frymës, qëllimit, dhe deri te jeta rustike, liqeri, mëngjeset, mbarimet e vjeshtës, me zogjtë, lulet. Por nuk mungon në këtë botë edhe dashuria, vasha, mërgimi shpirtëror e malli i vjershëtorit. E si kurrë nuku mundYlli yllin që ta kapë, Rrotull qiejve pafundVenë e vinë e venë prap. ose Në këtë çast perëndimor,Ndaj po më dehen sytë-e mi,Kuptoj si shpirtin vjershëtorMa frymëzon një mall i ri. Duket se ambicia e poetit ka qenë krijimi i një bote poetike me të gjithë hapësirën që të sugjeron bota reale, me të gjitha rrafshet e ndërtimit të saj: atë qiellor, nënqiellor, tokësor e nëntokësor.Ndjenja e mallit dhe e dhimbjesMotivi i mallit, i shoqëruar nga dhimbja, ndeshet rëndom në poezinë e Lasgushit. I ndikuar nga poeti rumun Eminesku, Poradeci solli ndjenjën e mallit si motiv të vetmisë dhe të të qenët larg atdheut. Vetmia dhe ndjenja e tërheqjes në natyrë, peizazhi me elementet e përbashkëta – korija, pylli, liqeri, yjet etj. – janë terreni ku gatuhet ky mall i përbashkët. Por, nëse Eminesku konsiderohet si i fundit romantik europian, Lasgushi është, pa dyshim, një postromantik. E për sa i përket dhimbjes, kjo ndjesi e shoqëron vargun e Lasgushit edhe përtej ndjesisë së mallit, siç do ta shohim në analizat e mëposhtme.Lidhja me poezinë popullorePrurje e re poetike ishte edhe raporti i poezisë lasgushiane me poezinë popullore. Jo vetëm objekt frymëzimi, por edhe burim i pashtershëm mjetesh stilistike, fjalësh të rralla e konceptesh të shëndosha morale, poezia popullore ishte për Lasgushin sintetizim i mjeshtërisë dhe i gjenisë kolektive. Mjaft të përmendim këtu motivin e mallit që poeti, me intuitë dhe ndjeshmëri, e mori nga burimi i poezisë popullore dhe e bëri një nga motivet më të parapëlqyera dhe më të ndjera të poezisë së tij. Po këngët që sot më nuk janë,Përmbysen me mall në mërgim.Përmbytur mjerimesh pa anë,Ndrin Yll`i të rriturit tim. Kur shtrohet vala përmbi zallE fryn një këng`e pakuptuar,Të pashë motër plot me mall,Më pe me shpirt të llaftaruar. Përbërësi themelor semantik, i cili shënon ndjenjën sunduese në veprën poetike të L. Poradecit - ku konvergojnë të gjitha 104 Letërsi
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110