Page 107 - Demo
P. 107
linjat, nga të gjitha rrafshet kuptimore dhe nëntekstore, ku gjen shpjegim thelbi i krijimit - është dashuria. Në tekstin lasgushian, ajo është e shtresëzuar në tri plane themelore: 1. dashuria universale për artin në përgjithësi; 2. dashuria e përjetshme njerëzore si kategori filozofike; 3. dashuria e trimit dhe e vashës.Se më pak e shëmbëllen:Aq më shumë-e djek dëshira...Pa nga malli që s’e gjen,Dridhet gjithë hapësira.Dh’ashtu posi dikurNga largësiraMë del plot hir e nurAjo më e mira.Përmi kodrinë atjeMënjanuar bote,M’u shfaqe plot hare,Fshehtësiplote.Poezia e Lasgushit përuron një fazë të re të poezisë shqipe, në të cilën kujdesi për formën dhe vargun, për tingëllimin dhe ligjërimin poetik, përbëjnë përparësi të sistemit poetik në përgjithësi. Poeti piktorPërveç rasteve ku poezia ndihmohet nga imazhi piktoresk, te Poradeci vërehen edhe poezi që u besohen krejtësisht mjeteve të pikturës, ku imagjinata është e magjepsur nga imazhi letrar, si te pastelet: “Zemra e liqerit”, “Dremit liqeri”, “Mbarim vjeshte”, “Dimër”, “Korrik”, “Mëngjes”, “Kroi i fshatit tonë” etj. Në këto poezi, poeti kujdeset ekskluzivisht për figurën dhe për përjetimin tyre, ku kërkohet një aktivizim i shqisave të të parit. Poeti krijon një univers duke radhitur frazat, duke respektuar gjithmonë ligjet e mëdha të imagjinatës. Gjuha evoluon më shumë përmes imazheve të saj, sesa përmes përpjekjeve semantike. Imazhi letrar i vë fjalët në lëvizje, duke iu dorëzuar funksioneve të tyre përfytyruese.Letërsi 105

