Page 108 - Demo
P. 108
Verifikoni njohuritë1. Cilat problematika trajtohen në poezinë moderne të fillimit të shekullit XX?2. Çfarë cilësish të reja solli Poradeci në letërsinë shqipe me dy librat e tij poetikë?3. Cila është kredoja poetike e Poradecit dhe ku shfaqet ajo në poezinë e tij?4. Ku është bazuar sistemi poetik i poezisë së Poradecit?5. Ç’formë merr lëvizja harmonike e shenjave në sistemin poetik të Poradecit?6. Ku takon dhe dallon Poradeci me Emineskun?7. Cilat janë elementet që tregojnë lidhjen e poezisë së Poradecit me poezinë popullore? 8. Cili është kontributi i Poradecit në gjuhën shqipe?Ushtroni mendimin kritik9. Poradeci është quajtur poet postromantik. Si e argumentoni këtë emërtim, bazuar në njohuritë që keni për:- romantizmin europian dhe atë shqiptar;- kontekstin letrar kur shkroi Poradeci. Sfida e të shkruarit10. Analizoni disa nga fjalëkrijimet e Poradecit në poezinë e tij. Ndajini ato sipas mënyrës së fjalëformimit. 11. Tregoni shumëkuptimësinë e fjalëve të krijuara prej tij. S T U D I M T E K S T I Mi zall të pyllit vjeshtarakDremit liqeri pa kufi.Ai ndaj fundesh u përflak,Posi me zjarr e me flori.Lasgushi krijues i fjalës shqipeFjalët e krijuara nga Lasgushi, me finesë e muzikalitet, dëshmojnë për njohje të thellë të modeleve prodhimtare të shqipes, për aftësinë potenciale të saj, për zotërimin e mekanizmave të funksionimit të saj. Po përmendim vetëm disa prej tyre: gazmuar, fatuar, qetuar, dimëruar, dhëndëruar, pakore, gjeratore, thëthimtar, fërfëllimtare, këngëtar-finosh, fat-miroshe, bilbil-finosh, sy-larme, bashkohesh-rritesh-me përjetësi, jetë-evdekje-përqafuar etj. 106 Letërsi

