Page 109 - Demo
P. 109


                                    Përjetësia, dashuria dhe vdekja zënë një vend të rëndësishëm në veprën e Poradecit. Përmes qëndrimit që mban ai ndaj këtyre kategorive universale, bëhet i mundur edhe zbërthimi i disa nyjave të kumtit të tij. Vdekja është e shoqëruar me gjeniun, me fatin e tij të paracaktuar, me kushtet e tij tragjike. Gjeniu është i vetëdijshëm për kufijtë e ekzistencës së tij dhe, për këtë, vuan thellësisht. Vuajtja e tij është e dëshirueshme, e ndërgjegjshme, ndërkohë që vuajtja e njeriut, që nuk reflekton mbi fatin e tij, është e padëshirueshme. Ky specifikim është veçanërisht i rëndësishëm, sepse nxjerr në pah kushtet tragjike të gjeniut.Dënimi im s’më tremb aspak! Dënimi im nis e m’i lakFërngjitë-e shpirtit varfanjak: (“Lundra dhe flamuri”)Në tekstin lasgushian, vdekja shfaqet si vdekje me gaz, pa kurrfarë makabriteti, pa dhembje ekzistenciale, pa kurrfarë tmerri që sugjeron akti i vdekjes, por dhimbja që ndien poeti shkon në progresion me kryerjen e misioneve, me realizimin e idealit. L. Poradeci e ka pohuar këtë ide në tri poezi: “Gjeniu i anijes”, “Lundra dhe flamuri”, “Vdekja e nositit”. Në këto poezi, vdekja vjen si shërim, si shpërblim i asaj që ke jetuar, si meritë. Jeta e heronjve e ka përmbushur misionin e saj, por flijimi sigurisht vjen me dhimbje. Ky qëndrim i poetit ndaj vdekjes bëhet i mundur përmes shenjash poetike, simbolesh dhe një sërë rrathësh dhe figurash që mposhtin tonin e errët të vdekjes:E s’duket gjë kur humb,Veç pluhurës si shkrumbLart mi katart si thumb:Flamur’ i pastër që m’u nxiNë sulm të lumtur për liri,Qëndron gazmor në lartësi!.. (“Lundra dhe flamuri”)Në një vështrim të parë, në të tria poezitë e përmendura më sipër, situata poetike e përzgjedhur është e njëjtë dhe shenjat e zgjedhura, të ngjashme. Te të tria, heroi vendoset në raporte të pazgjidhshme me liqenin/detin (është objekti që do t’i marrë jetën ose, e thënë ndryshe, nga liqeni/deti do t’i vijë vdekja. Sido që ta shohësh, liqeni/deti merr pjesë me densitet të lartë në të tria poezitë).Simbolet janë: liqeri (deti), Nositi, Flamuri, Lundra, Gjeniu i anijes. Nositi, Gjeniu: simbolet e krijuesit të flijuar, të lodhur, të sakrifikuar, por pa dhimbje për idealin. Flamuri, Lundra, Anija: simbole të idealit - ato që e udhëheqin në jetë, që e drejtojnë, që ia mbushin jetën me brendi, që ia bëjnë jetën më të kuptimtë dhe më të qetë. Liqeri/deti: aty nga vjen vdekja. Ballafaqimi i simboleve të sipërpërmendura me liqenin - të cilin Lasgushi e paraqet si në arenën e vdekjes, por dhe në atë të dashurisë (Vdekja e nositit) - e shndërron atë në një shenjë-qendër kuptimore të të tria poezive. Elementet e tjera që përzgjedh autori janë po kaq domethënëse, si: pëlhura, zjarri, gjeratoret, tallazi etj. ANALIZË E VEPRËSAnalizë e poezive filozofike të Lasgushit Letërsi 107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113