Page 11 - Demo
P. 11
Shmanget sa të jetë e mundur dykuptimësia dhe qëndrimet emocionale.Nga një lexim i kujdesshëm mund të dallohet se fjalët e tekstit të mësipërm janë përdorur në kuptimin e parë, pa konotacione. Ky kusht është i lidhur me objektivitetin e tekstit, si tipar i dallueshëm i këtij stili. Objektiviteti i këtij lloj teksti kërkon që fjalët të përdoren në kuptimet e para dhe jo në kuptimet e figurshme. Kështu, fjala “Diell” i referohet yllit që ngroh Tokën dhe nuk është përdorur si simbol apo metaforë (Dielli nderohej nga shumica e racave në lashtësi./Ti je dielli im.). Ndërtimi: Fjalitë e tekstit duhet të kenë organizim logjik, shtjellim pa kundërthënie dhe sistemim në tërësinë e vet.Në tekstin më lart, fjalitë janë renditur sipas një koherence që ka në bazë renditjen kronologjike në përgjithësi (Vini re vitet që iu referohen përpjekjeve për të arritur studimin e Diellit nga këndet.).Fjalitë janë të zgjeruara me grupe fjalësh dhe pjesë fjalish që përgjithësisht, janë në marrëdhënie nënrenditjeje mes tyre. Kjo bën që të vihen në përdorim mjete lidhëse më të ndërlikuara, si lokucionet lidhëzore, apo fjalë lidhëse që nuk hasen rëndom në të folurin e përditshëm. Mbizotërojnë ndërtimet emërore përkundrejt atyre foljore (Në tekstin më sipër kemi përdorim të lidhëzës shkakore meqenëse, përemrit lidhor që etj., të cilat janë më se të zakonshme në këto lloj ndërtimesh.).Gjatë përdorimit të foljeve, vëmë re dendurinë e mënyrës dëftore (Vihen re përdorimet e foljeve jam, kam dhe vëzhgoj, që gjithashtu janë pjesë e këtij stili.).Në tekstin më sipër, i cili organizohet në varësi të një renditjeje kronologjike faktesh, janë të pranishëm rrethanorë kohe që bëjnë lidhjen mes fjalive dhe shmangin monotoninë (që prej viteve...; deri më sot etj.).Stili i veprimtarisë juridiko-administrativeSfera: Stili i veprimtarisë juridiko-administrative mbulon tri aspekte të mëdha të organizimit shtetëror të jetës së një vendi, që kanë të bëjnë me pushtetin legjislativ (parlamenti), pushtetin ekzekutiv (administrata shtetërore) dhe atë gjyqësor (sistemi gjyqësor). Funksioni: Funksioni i këtyre teksteve është informues, rregullues, udhëzues. Nëpërmjet këtij stili informohet mbi një rregull, një procedurë, një akt etj. Po kështu, rregullohet me ligje, shkresa zyrtare e marrëdhënie mes palëve, si dhe udhëzohen institucione të hierarkive të ndryshme në lidhje me zbatimin e legjislacionit etj.Leksiku: Leksiku i këtij stili është i përqendruar në fushën leksikore të ligjeve dhe shkresave administrative. Për këtë arsye, ai përmbledh një numër të madh fushash të tjera leksikore, në varësi të objektit të ligjit a shkresës. Gjithsesi, ka një grup fjalësh që, përgjithësisht, mund të quhen veçori të kësaj fushe leksikore, të tilla si: ligj, projektligj, nen, sanksionoj, abrogoj, kërkesë, procesverbal, i nënshkruari, paditësi, i padituri, legjitimon etj.Fjalët duhet të përdoren vetëm në një kuptim. Dykuptimësia është e palejueshme në këto tekste. Nuk pranohen elemente subjektive dhe emocionale.Ky stil gjuhësor përdoret për hartimin e ligjeve, hartimin e akteve dhe udhëzimeve për zbatimin e tyre dhe për kontrollin që ushtrohet mbi zbatimin ose moszbatimine tyre. Shembulli i mëposhtëm, i cili është Neni 36 i Kushtetutës së Kosovës, është shprehje e këtij stili.Gjuhë 9

