Page 110 - Demo
P. 110


                                    Un’ ik liqerit zemërakFatlum dh’i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak:Ahere-helmohet e buçetPas mallit tim liqeri-i shkret,E rrit tallazin posi det (“Vdekja e nositit”)Në raportet e jetës me vdekjen vlen të shihet te këto poezi vendi që u jepet trupit, shpirtit dhe idealit. Vdekja bëhet me gaz prej shpirtit, prej idealit, ajo e mbush me brendi, ajo e bën vdekjen të lehtë. Mesazhi që transmeton poeti është nga më fisnikët. Jeta me brendi, me ideal, me funksion suprem, merr akoma më shumë vlerë përballë vdekjes. Ky mesazh te poezitë që marrim në shqyrtim është identifikim me vetë Lasgushin, por edhe me krijuesin, poetin në përgjithësi, po aq sa ç`është edhe një apel e grishje për ta jetuar jetën me brendi, me ideal, me sublimitet.Se prapa le vazhdën e ndriturQ’e hapa me shpirtin fatosFistonin gazmor ku pat shkiturValimi i anijes q’u sos.Në vargjet e mësipërme, ndonëse kumtohet rruga shpirtërore, dy vargjet e dyta afrojnë me botën materiale, vizuale. Lasgushi bën lidhje të të dyja botëve përmes një figuracioni paralel; simbolet e lëndës ndriçojnë ato të frymës e anasjelltas. Më të dukshme bëhen shenjat në vargjet:Valimi i anijes së lehtëQetohet, ndalohet, mbaronGjeniu i anijes përjetëHepohet... anohet... valon... (“Gjeniu i anijes”)M. Kuteli me shumë të drejtë konstaton: “Vargu i parë tregon fatin e anijes, të trupit prej balte, kurse i dyti tregon rrugën e gjeniut, të shpirtit. Balta: qetohet, ndalohet, mbaron; shpirti hepohet... anohet... valon”.S T U D I M T E K S T I Verifikoni njohuritë1. Cilat janë poezitë filozofike që përcjellin dy konceptet bazë të ekzistencës së njeriut: jetën dhe vdekjen? 2. Me cilat kontekste poetike shoqërohen konceptet e jetës dhe vdekjes në sistemin poetik të Poradecit? Ilustrojeni me vargje.3. Në tri poezitë që trajtohen në tekst shfaqet si unike figura e gjeniut. Si shfaqen kushtet tragjike të gjeniut në to? Ilustrojeni me vargje.4. Nëse jeta ka qenë funksionale, në ç’formë vjen dhimbja? Ilustrojeni me vargje. 5. Në ç’raporte ndodhet heroi me liqenin?6. Cili është mesazhi që transmeton poeti nëpërmjet këtyre poezive filozofike?Ushtroni mendimin kritik7. Sipas vargjeve të Poradecit, jeta me brendi, me ideal, me funksion suprem është shumë me vlerë ballë vdekjes. Si mendoni, ka elemente biografike në këtë pohim filozofik të autorit? Sfida e të shkruarit8. Poradeci përpiqej të arrinte cilësinë më të lartë në poezinë e tij, në përgjithësi, dhe në atë filozofike, në veçanti. Argumentoni si e arrin këtë, duke e ilustruar me vargje nga tri poezitë që kemi trajtuar më lart.108 Letërsi
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114