Page 111 - Demo
P. 111
Me zjarr ju flas… me zjarr.Në gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë – edhe t’ja marr… Un’ik liqerit zemërakFatlum dh’i pastër si zëmbakPo zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zogjtë-e miDh’u jap ushqim me dashuri –Një dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin ta godas…Dh’e hap ah! gjirin më një ças…Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!… ILUSTRIM LETRARL. PoradeciVdekja e nosititAhere – helmohet e buçetPas mallit tim liqeri – i shkret,E rrit tallazin posi det. Ay e tund, ay e shkund,Ay e hap sa me të mund,Gjer mun në gjit, gjer mun në fund. E shpirtin dyke ma përcjellë,Më thotë ah! Shih sesa ‘sht’i fellëKy gjir’i em që të pat pjellë……Me zjarr ju flas, me zjarr. Vdekja e Nositit, pikturë e Halil MatoshitLetërsi 109

