Page 112 - Demo
P. 112


                                    S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Kjo poezi ka në qendër të saj motivin e vetësakrifikimit. Por nëse bëjmë një lexim më të thellë, vërejmë se nuk kemi të bëjmë vetëm me një ndjenjë të sakrificës humane për tjetrin. Është vetë heroi lirik që e sublimon edhe aktin e krijimit poetik si një akt sakrifikimi. Cilat janë motivet që shfaqen në poezi:motivi i liqenit; motivi i vetësakrificës; të dyja.2. Poezia ka një strukturë semantike të brendshme, e cila mbështetet në kundërshtinë, antoniminë tekstuale. Sa të tilla arrini të identifikoni në poezi? Shpjegojini ato. 3. Strofa e katërt nis me lidhëzën dhe. A ndikon kjo lidhëz në rrëfimin poetik? Nëse po, argumentojeni me të dhëna nga teksti. 4. Simboli i nositit është misionari, ndërsa simboli i jetës është liqeni. Si e kuptoni ju marrëdhënien e liqenit me nositin? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me vargje nga poezia. 5. Misionari, për të cilin flet poezia, është vetëm poeti apo e gjejmë edhe në fusha të tjera?Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Poezia është ndërtuar si një bashkëbisedim, i cili kalon në dy veta: nis në vetën I dhe pjesa e dytë në vetën III. Cilës vetë i drejtohet heroi lirik në pjesën e parë? A ka një arsye për të cilën përzgjedh këtë tip dialogu në hyrje?7. Cili nga vargjet e mëposhtme kthehet në lajtmotiv të të gjithë poezisë? Pa nis ah! gjirin t’a godas... Me zjarr ju flas..., me zjarr. Dh’i nginj ah! zogjtë- e vdes me gas!... Në gjirin tim kam hapur varr... 8. Strofa e tretë nis me një lidhëz ftilluese, që ka për mision të sqarojë apo plotësojë mendimin e strofës pararendëse. Identifikoni lidhëzën ftilluese dhe argumentoni lidhjen kuptimore që realizohet përmes saj.9. Kthesën ligjërimore autori e realizon në strofën e pestë nëpërmjet fjalës ahere. Duke përdorur të dhënat e tekstit (veta III, shenjat grafike, synimin), tregoni ndryshimet që pëson ligjërimi. Ky ndryshim është rritje apo zbutje e tonit ligjërimor? 10. Poezia nis dhe mbyllet me të njëjtin varg. Çfarë efekti krijon kjo gjë dhe si motivohet?Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Vargu me zjarr ju flas... me zjarr... përcakton një nivel të lartë ligjërimor, i cili arrin të mbetet në këto nivele gjatë gjithë pjesës së parë të poezisë. Analizoni metaforën duke u mbështetur në tre shënjues: procesin e të folurit që identifikohet me foljen flas;shumësinë semantike që merr emri zjarr;vlerat kuptimore që bart parafjala me, kur hyn në marrëdhënie me emrin. 12. Prania e pasthirrmës ah e ndan vargun në mes. Përsëritja tregon: ∆ dëshpërim; dhimbje; ekstazë; frikë. 110 Letërsi
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116