Page 113 - Demo
P. 113


                                    13. Duke u mbështetur tek analiza e trajtuar më sipër, argumentoni kuptimin filozofik të metaforës vdes me gaz. A është plotësuar misioni i jetës së heroit lirik?14. Në strofën e gjashtë kemi praninë e foljeve tund, shkund, hap, mund, që realizojnë imazhin e lëvizjes së liqenit: një liqen që shndërrohet papritur në det me tallaz. Si lidhet ngarkesa kuptimore e foljeve me ndjesinë që provoni ju si lexues?15. Vëreni paralelizmin që sendërtohet nga imazhi i gjirit të hapur të nositit-poet dhe gjirit të hapur të poetit. Çfarë emocionesh e idesh përcjell ky paralelizëm?Nga teksti te gjuha në përdorim16. Fjala llaftari gjendet dendur në shumë poezi të Lasgushit, duke marrë ngjyrime kuptimore sipas kontekstit. Shpjegoni ngjyrimet kuptimore në këtë kontekst. Cila situatë vlerësohet kaq tragjike?17. Çifti i fjalëve dashuri – llaftari tregon:daljen nga e tashmja dhe hyrjen në përjetësi; dhimbjen e largimit nga jeta;krenari për plagët e vetvetes;lidhjen dramatike të jetës me vdekjen. 18. Heroi lirik pohon t’i jap shpresë e t’ia marr. Kthehuni në tekst dhe lexojeni poezinë, duke kërkuar përgjigjen e pyetjes: kujt do t’i japë shpresë e kujt do t’ia marrë shpresën?19. Në vargun Un’ik liqerit zemërak vërejmë foljen ik, e cila është variant poetik i formës iki. Nëse do të ishte shkruar në standard, forma do të ishte unë i iki liqenit, apo unë iki përgjatë liqenit?Argumentoni përgjigjen tuaj me vijimin e poezisë. 20. Në vargjet Ay e tund, ay e shkund/Ay e hap sa me të mund, anafora thekson përemrin ay. Argumentoni përsëritjen si mekanizëm të rëndësishëm koheziv. Nga teksti te reflektimi21. Rikujtoni poezinë e njohur “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit. A shihni ndonjë element të ngjashëm me poezinë që po analizojmë?22. Nëse heroin lirik e shohim si poet, ju e ndjeni veten lexues të denjë për këtë poezi? Pse?23. Pse poeti zgjedh nositin si figurë themelore të filozofisë së tij? Ka lidhje kjo me jetën e tij? A njihni raste analoge në letërsinë botërore?24. Kjo poezi ka një numër shumë të madh foljesh, të cilat tregojnë dinamikën e lëvizjeve. Pasi e lexoni atë, cilën ndjesi ju përcjell më tepër kjo shumësi foljesh, atë të jetës apo atë të vdekjes? Pse? 25. Përpiquni të përfytyroni sfondin muzikor të kësaj poezie. Diskutoni në klasë për zgjedhjet tuaja. Diskutoni në klasë për zgjedhjet tuaja.Nga teksti te të shkruarit26. Gjeni neologjizmat në këtë poezi. Ripërdorini ato në një ese me temë: 27. “Liqeni dhe motivet idilike të poezisë së Lasgush Poradecit”. Letërsi 111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117