Page 114 - Demo
P. 114


                                    O këngë pleqërishte! Ti vjersh e vendit tem!Ti fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem!Tani jam dëshëruar së largu të më vish:dëgjoju, as dëgjoju! Moj këngë pleqërish!Në hije të kasolles që nxin nj’atje mi mal,ja nis me zë të shtruar...ja merr me dal-nga-dal...ja thua me të dhemshur...ja thua me të qarë...ja dredh e përvëluar...ja zjen...e ja heq zvarrë...pastaj fillon të ngrihesh, e nis e ja thërret:dh’aq lehtë-e ngreh së poshti...aq fort e shpje përpjetë...aq dyke mërmëruar me zë të parpaliturrënkimi i zemrës sate ronitet me të ngjitur...sa...që nga lartësira ku vate, fluturoj...me sulm e ulërimë këputet si përroj...e rrjedh për tatëpjetë prej kulmit qielluarsi breshër i thërrmuar...si lot i përvëluar...-pastaj të shuhet zëri...e rihesh...edhe vdes;mjerimi – i –vetvetes të thjevi mes – për – mes:së felli – e pa mëshirë të thjevi dhembja jote,dëshir’ e varfëruar e këngës magjiplote!O këngë pleqërishte! Ti vjersh e vendit tem!O fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem!O mall! O psherëtimë! O vajë! – O lot i zi!O shpirt i përvëluar që qan në syt’ e mi!Si ngrihet që nga deti një valë – e – dëshëruar:e prapë posi vala, që bje sërish në det:ti bje në fellësirën e zëmërës së vet.ILUSTRIM LETRARL. PoradeciKëngë pleqërishte112 Letërsi
                                
   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118