Page 115 - Demo
P. 115
S T U D I M T E K S T I Nga teksti te kuptimi1. Kjo poezi bën pjesë në lirikën filozofike të poetit. Me metaforën këngë pleqërishte, poeti i këndon këngës labe të trimërisë. Kënga në të vërtetë është simbol i procesit krijues, i cili identifikohet me shpirtin poetik, që del nga vetvetja dhe kthehet përsëri në vetvete. Cili është raporti emocional që krijon poeti me këngën pleqërishte? Ilustrojeni me vargje përgjigjen tuaj. 2. Ndaluni në strofën e dytë të poezisë. Kemi thënë që poeti është sa piktor aq edhe muzikant në vargjet e veta. Cilat shqisa ngacmon kjo strofë? Përshkruani imazhin që perceptoni nga këto vargje. 3. Përdorimi i apostrofit lidhet ndjeshëm me dhimbjen që përcjell poeti përmes thirrjes. Krijoni një fushë semantike të fjalëve që përcjellin dhimbjen. Cili është burimi i dhimbjes? 4. Zhurmat e dominojnë vargun e kësaj poezie. Ndajini ato në kolona. (Mund të shtoni të tjera, nëse mendoni se ka.) Zhurma njerëzore Zhurma të tokës Zhurma të qiellit5. Në këtë poezi, procesi krijues kalon në tri faza: ngjitje, pikë kulmore dhe zbritje.Gjeni nga një varg që shënon secilën fazë.a) _________________________________________________________________ b) _________________________________________________________________ c) _________________________________________________________________Nga teksti tek analiza e ndërtimit6. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se, në këtë poezi, ngritja emocionale poetike bëhet në formën e piramidës. Kjo lidhet me ngulmimin e poetit për të hyrë në thellësi të misterit të botës natyrore dhe asaj njerëzore. Ilustrojeni me vargje këtë mendim filozofik të poetit. lartësiarëniakthimingjitjalindjaLetërsi 113

