Page 116 - Demo
P. 116
7. Krijoni fushat semantike që përcaktojnë procesin e lindjes, ngjitjes, lartësisë, rënies, kthimit në vetvete. Çfarë efektesh tingullore përcjellin ato? 8. Kjo strukturë ndërtimore e këngës, a ka ngjashmëri në rrugën filozofike dhe fizike të një jete njerëzore? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke e lidhur me ndjesinë e dhimbjes që përshkon poezinë.9. Pothuajse pas çdo vargu ndeshim retiçenca ose trepikësha. Sikurse e kemi thënë, retiçenca përdoret si suspansë (lë mendimin të nderë) dhe/ose për të tërhequr mendimin e lexuesit, por Lasgushi i jep edhe kuptime të tjera. Retiçenca ose trepikëshi përdoret për të përcjellë ndjesi të një dhembjeje kulmore. Në rastet kur zgjatet sa vargu, është quajtur nga studiuesit zona e heshtjes. Merrni tre shembuj retiçencash dhe, duke u nisur nga përcaktimi që bëmë, analizojini ato. Përse janë përdorur në rastet që shkëputët nga fragmenti?10. Poeti e përjeton procesin krijues si shumë të dhimbshëm e të mundimshëm. A e trajton këtë gjendje edhe në poezi të tjera të tij? Nga teksti te shumëkuptimësia e fjalës11. Ndaluni te thirrorët e strofës së parë. Veçoni mjetet gramatikore me të cilat shprehen ato. Cila është lidhja që krijohet mes tyre?12. Në vargun dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish, ndeshim formën sintetike dëgjo+ju. Analizojeni atë nga ana fjalëformuese dhe semantike. A i ka dhënë një kuptim të ri mbi të parin formanti fjalëformues? 13. Ç’funksion luan përdorimi i foljeve nis, merr, thua, në strofën e dytë? Argumentojeni përgjigjen tuaj duke analizuar kuptimet e reja që marrin foljet. A krijojnë ato figura stilistike? Nëse po, cilën figurë?14. Në ndërtimet e grupeve emërore apo foljore që krijon, poeti u shmanget rregullave gramatikore. Ndaluni te grupi kulmi qielluar. Shpjegoni si është ndërtuar mbiemri. Çfarë shmangieje ka pësuar nga rregulli? Jepni mendimin tuaj, përse e ka bërë këtë poeti? A ka lidhje me brendinë filozofike të poezisë? 15. Lasgushi është poeti që krijoi shumë fjalë të reja në gjuhën shqipe, duke përdorur gjithë mënyrat shqipe të fjalëformimit. Krahasoni dy neologjizmat brenda grupeve: këngë pleqërishtedhe këngë pleqërish. Analizoni mënyrën se si dallimet në fjalëformim kanë reflektuar dallime në kuptim. Nga teksti te gjuha në përdorim16. Cili nga çiftet e mëposhtme krijon antonimi kontekstuale? që më dhimsesh - që më bën ujem;pastaj fillon të ngrihesh – pastaj të shuhet zëri; j -a nis me zë të shtruar - j-a merr më dal-nga-dal;të thjevi dhembja jote - pastaj të shuhet zëri.17. Një nga mekanizmat që siguron kohezionin në vepër është përsëritja. A konsiderohet në këtë rast retiçenca si element koheziv? Nëse po, si ndihmon ajo në qëndrueshmërinë logjike të tekstit?114 Letërsi

