Page 117 - Demo
P. 117


                                    18. Vëreni lëvizjen e ligjërimit nëpër veta të ndryshme. A e cenon kjo koherencën e tekstit? Argumentoni përgjigjen tuaj, duke u mbështetur në marrëdhënien emotive që krijohet mes ligjëruesit dhe ndjenjës; heroit lirik dhe emocionit. 19. Poezia ka një varg që përsëritet në formën e një lajtmotivi. Cili mendoni së është ky lajtmotiv:O fjalë që më dhimsesh, e që më bën ujem!O këngë pleqërishte! Ti vjersh’ e Vendit t’em!Dëgjoju, as dëgjoju! moj këngë pleqërish!O mall! O psherëtimë! O vajë! – O lot i zi!20. Pasi ta keni dëgjuar poezinë të recituar në “YouTube”, lexojeni me zë nën efektin e një melodie. Çfarë vije melodike do të zgjidhnit për ta shoqëruar? Pse e bëtë këtë zgjedhje?Nga teksti te reflektimi21. Shpjegoni si lidhet kënga pleqërishte me vetë poetin. Ç’rëndësi ka kjo këngë për të?22. Lasgushi është quajtur edhe poeti i përsosurisë. Mendoni se e ka rritur përsosurinë në këtë poezi? 23. A ka lidhje ndjesia e dhimbjes me përsosurinë që synon të arrijë autori? Po ju e pranoni këtë lidhje?24. Çfarë marrëdhënieje krijuat me poezinë, pasi e analizuat në këtë fokus? Po me procesin e krijimit? Po me jetën dhe misterin?25. Si ju tingëlluan neologjizmat e Lasgushit? Patët vështirësi në leximin dhe artikulimin e tyre? Si mendoni, a janë në përputhje me rregullat fonetike e gramatikore të shqipes?Nga teksti te të shkruarit26. Pasi ta keni mësuar përmendësh këtë fragment, kthejeni atë në prozë poetike. Përdorni fjalorin e Poradecit për të veshur imazhin tuaj me fjalë. Letërsi 115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121