Page 118 - Demo
P. 118


                                    Paragrafi dhe tekstiÇdo tekst i shkruar organizohet në paragrafë, të cilët dallohen lehtësisht nga njëri-tjetri. Kemi thënë se paragrafi, njësia themelore e tekstit, është një grup fjalish me lidhje të ngushta midis tyre, të strukturuara dhe hierarkike, si nga ana gjuhësore, ashtu edhe nga ana logjike. Paragrafi zhvillon një nënargument, një temë. Për këtë arsye ai përbën një pjesë teksti në vetvete, në dukje, të pavarur nga pjesa tjetër. Zakonisht, tema e paragrafit gjendet në fillim ose në fund të tij, por ndonjëherë duhet ta nxjerrim nga leximi, duke veçuar ato gjëra, të cilave u referohen të gjitha informacionet dhe se çfarë kanë të përbashkët në thelb.Në një paragraf, quajmë parësore, informacionet që nuk varen nga asnjë informacion tjetër në tekst dhe dytësore, ato informacione që varen logjikisht nga të dhënat e tjera të tekstit. Informacioni parësor është më i përgjithshëm dhe përmbledh në vetvete një ose më shumë informacione dytësore. Informacioni dytësor rrjedh nga thjeshtësimi, specifikimi dhe plotësimi i një informacioni tjetër.Uniteti i paragrafit dhe i tekstit ka të bëjë me dy çështje të lidhura, por të dallueshme nga njëra-tjetra: koherenca dhe rrjedhshmëria. Koherenca e një teksti jepet përmes lidhjeve logjike. Frazat, periudhat dhe paragrafët duhet të lidhen logjikisht mes tyre me argumentin e përgjithshëm të tekstit. Duhet të ketë elemente kohezive që lidhin gjymtyrët e tekstit, duke e njësuar atë kuptimisht dhe formalisht. Për të arritur qëllimin e tij, një tekst duhet të jetë i kuptueshëm, koheziv dhe koherent.Koherenca dhe kohezioniKuptueshmëria nënkupton hartimin e një teksti përmes një kodi gjuhësor të njohur për lexuesin.Koherenca ka të bëjë me organizimin logjik të tekstit, me mënyrën se si lidhen mes tyre gjykimet dhe arsyetimet. Për të pasur koherencë, fjalitë duhet të jenë të lidhura së bashku dhe lëvizja nga njëra fjali në tjetrën duhet të jetë logjike. Koherenca është një term që iu referohet marrëdhënieve kuptimore midis njësive individuale (fjalëve ose fjalive) të një teksti. Këto lejojnë që një tekst të jetë logjikisht dhe semantikisht i qëndrueshëm. Koherenca tekstuale lind nga marrëdhënia midis ideve themelore të një teksti, së bashku me organizimin logjik dhe zhvillimin e këtyre teksteve. Ajo është një nga dy cilësitë që i japin unitet dhe qëllim një teksti të shkruar ose të folur (tjetri është kohezioni) dhe arrihet me strukturimin dhe organizimin e duhur të përmbajtjes. Që të jetë koherent, paragrafi dhe më pas teksti duhet të përmbushë disa kritere: kriterin e përkatësisë, pra, çdo ide duhet të jetë e lidhur me temën; kriterin e renditjes së përshtatshme: idetë duhet të renditen në mënyrë të tillë që sqaron logjikën dhe rëndësinë e tyre; kriterin e përfshirjes: çdo gjë thelbësore duhet të përfshihet.Gjuhë NJOHJA E VEÇORIVE GJUHËSORE QË LIDHEN ME PARAGRAFIN DHE TEKSTIN116 Gjuhë
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122