Page 119 - Demo
P. 119
Koherenca mund të arrihet përmes:përdorimit të përemrave në vend të fjalëve kyçe, por ky përemër duhet të ketë të njëjtin numër dhe vetë në të gjithë tekstin. Shumë përralla të kam treguar në ato net të largëta, por përrallën time – kurrë. Edhe ajo është interesante. Ajo është përralla e shakaxhiut të uritur, i cili këndoi dhe kërceu në lagjet e varfra të Londrës, dhe më pas mblidhte dashuri. Ja, kjo është përralla ime!rendit logjik. Idetë vendosen në grup dhe diskutohen njëra pas tjetrës. Vazhdo të jesh e mirë dhe kërce! Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe! Por kur të ndiesh se ovacionet dhe mirënjohja e publikut fillojnë të të dehin, apo kur aroma e kurorës me lule të freskëta do të ta mpijnë mendimin, ulu në një qoshe dhe lexo letrën time. Kohezioni ka të bëjë me strukturimin gjuhësor të tekstit, që rrjedh nga përdorimi i duhur i mjeteve gramatikore. Ai na bën ta perceptojmë tekstin si një organizëm të vetëm.Verifikoni njohuritë1. Si organizohet një tekst i shkruar dhe me çfarë ka të bëjë uniteti i një paragrafi?2. Si mund të arrihet koherenca e një teksti dhe cilat kritere duhen përmbushur?3. Jepni një shembull të koherencës së një paragrafi dhe diskutoni se cilat mjete gjuhësore janë përdorur për realizimin e saj.Ushtrohuni përmes tekstitVazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe!Bija ime, është natë. Nata e Krishtlindjes. Të gjitha rojat e kështjellës sime të vogël i ka zënë gjumi. Flenë vëllai dhe motra jote. Edhe nëna jote tani fle. Vetëm zogjtë, sapo u zgjuan dhe të përgjumur u mblodhën te kjo dhomë gjysmë e ndriçuar. Sa larg jam nga ti!Do të më kishte kapluar gjumi, sikur portreti yt, qoftë edhe vetëm për një çast, do të më hiqej nga sytë. Ai është këtu në tryezën time, ngjitur me zemrën time. Ku je ti? Larg, në Parisin e përrallave, në skenat e teatrove të mrekullueshme të Champs Elysees. Unë i njoh mirë ato skena. Në qetësinë e natës dëgjoj hapat e tu dhe shikoj sytë që të shkëlqejnë si yjet në qiellin dimëror. E ndiej, si e luan ti rolin e Bukuroshes Persiane, robinë e Khanit të tartarëve, në këtë spektakël festiv të shkëlqyer.Vazhdo të jesh e mirë dhe kërce! Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe! Por kur të ndiesh se ovacionet dhe mirënjohja e publikut fillojnë të të dehin apo kur aroma e kurorës me lule të freskëta do të ta mpijë mendimin, ulu në një qoshe dhe lexo letrën time. Një herë, dëgjova publikun të thoshte: “Ej, shikojeni këtë vajzë! Ajo është vajza e gaztorit plak. E mbani mend, e quanin Çaplin?”. “Po, unë jam Çaplini! Gastori plak!” Sot, është radha jote. Kërce! Unë kërceva me pantallona të gjera të shqyera, kurse ti kërcen me fustan të mëndafshtë princeshe. Këto kërcime dhe duartrokitjet e forta, gati të ngjitin në qiell. Fluturo! Fluturo atje! Por zbrit edhe në tokë! Shumë përralla të kam treguar në ato net të largëta, por përrallën time – kurrë. Edhe ajo është interesante. Ajo është përralla e shakaxhiut të uritur, i cili këndoi dhe kërceu në lagjet e varfra të Londrës, dhe më pas mblidhte dashuri. Ja, kjo është përralla ime! Unë dija ç’ishte uria dhe ç’ishte të mos kishe çati mbi krye. S T U D I M T E K S T I Gjuhë 117

