Page 12 - Demo
P. 12


                                    Neni 36 [E Drejta e Privatësisë]1. Çdokush gëzon të drejtën që t’i respektohet jeta private dhe familjare, pacenueshmëria e banesës dhe fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe e komunikimeve të tjera.2. Kontrollet e cilësdo banese ose cilitdo objekti privat, që mendohet se janë të domosdoshme për hetimin e krimit, mund të bëhen vetëm deri në shkallën e domosdoshme dhe vetëm pas miratimit nga ana e gjykatës, pas shpjegimit të arsyeve pse një kontroll i tillë është i domosdoshëm. Shmangia nga kjo rregull lejohet, nëse është e domosdoshme për arrestim të ligjshëm, për mbledhjen e provave që ka rrezik të humbasin ose për mënjanimin e rrezikut të drejtpërdrejtë dhe serioz për njerëzit dhe për pasurinë, në mënyrën e përcaktuar me ligj. Gjykata duhet t’i miratojë veprimet e tilla në mënyrë retroaktive.3. Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj.4. Secili person gëzon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale. Mbledhja, ruajtja, qasja, korrigjimi dhe shfrytëzimi i tyre rregullohet me ligj. (Kushtetuta e Kosovës)Ndërtimi: Ndërtimi i këtij lloj stili është i standardizuar. Kjo do të thotë se kur hartohet një ligj, dihet renditja e pjesëve përbërëse të tij. Fillimisht shënohet ligji, numri, data kur është miratuar, pastaj renditen nenet dhe, poshtë secilit prej tyre, pikat sqaruese në lidhje me objektin e ligjit. Një pjesë e mirë e ligjeve, në fillim, kanë përkufizimin mbi terminologjinë e ligjit.Fjalitë ndërtohen me folje në mënyrën dëftore, në kohën e tashme e shpesh në formën joveprore. Kjo gjë bëhet për arsye se regjistri i këtyre teksteve është shumë formal dhe objektiv. Edhe foljet modale e veçanërisht folja duhet dhe mund, të shoqëruara me folje në lidhore ose pjesore, janë pjesë e këtyre teksteve.Lokucionet parafjalore, parafjalë dhe lidhëza të caktuara të regjistrit formal janë të zakonshme në këtë tekst (në bazë..., në emër..., sipas, duke qenë se, për arsye se etj.)Në këto tekste, zakonisht, përdoret veta e tretë njëjës (Juria vendosi). Fjalitë janë të përbëra dhe lidhen me lidhëza bashkërenditëse shtuese (dhe, edhe), kundërshtore (por, kurse, ndërsa etj.), ose nënrenditëse të ndryshme (kur, ku, meqenëse, me qëllim që, në mënyrë që, nëse etj.). Mjaft të përdorshëm janë edhe emrat prejfoljorë të veprimit (emërim, sanksionim, abrogim etj.).Përdoren shpesh në funksion përfshirjeje edhe përemrat e pacaktuar: gjithkush,kushdo, secili etj. (veçanërisht tekstet që përshkruajnë të drejtat e liritë e njeriut).Në tekstin në vijim po ilustrojmë tiparet e tekstit juridiko-administrativ:10 Gjuhë
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16