Page 121 - Demo
P. 121
4. Zgjidhni tre paragrafë nga teksti “Vazhdo të jesh një yll dhe shkëlqe!” dhe përmblidhni me një fjali përmbajtjen e secilit. Nëse do ta kishit shkruar ju letrën, si do ta titullonit? 5. Çaplini e ka shkruar këtë letër për vajzën e tij, në vitin 1965. Evidentoni në tekst këshillat që ai jep.a) Zgjidhni njërën prej tyre dhe diskutoni nëse është apo jo e vlefshme në kohët e sotme, disa dekada më vonë.b) Si mund ta përshtatni atë për t’ua këshilluar moshatarëve tuaj?6. Lexoni me kujdes fragmentin: “Mund të ndodhë që, në një nga mbrëmjet e bujshme, ti të verbohesh nga shkëlqimi i brilanteve. Është pikërisht ky moment që të vendos ty mbi telin e rrezikshëm, nga ku rrëzimi bëhet i pashmangshëm.”Për çfarë rreziku e ka fjalën Çaplini dhe si mendoni se mund t’i shpëtohet këtij rreziku?7. Mendoni për këshillat që ju kanë dhënë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit tuaj. A ju kanë ndihmuar ato? Nëse jo, çfarë do të kishit dashur të dëgjonit?8. Gjeni mjetet me anë të të cilave është realizuar koherenca në letrën e shkruar nga Çaplini.9. Ndani tekstin në paragrafë dhe vendosni nga një titull për secilin prej tyre.Ç’është arti?Ç’është arti? Askush nuk i ka dhënë artit një përkufizim që do t’i kënaqte të gjithë. Ka një mirëkuptim të përgjithshëm për atë se çfarë nuk është art, por jo për çfarë është arti. (…) Fjala “Art” në përdorimin e përditshëm shpesh ngjan si mbiemri “e mira”, një shprehësi lavdëruese, brenda së cilës hyjnë një sërë kuptimesh të papajtueshme. Me siguri, përmbajtja lavdëruese është ajo që ndez debatin në kërkim të një thelbi të përgjithshëm, që përftohet nga shqyrtimi i një morie kryeveprash artistike. Ajo çka kënaq shijen e dikujt është e papëlqyeshme për një tjetër, prandaj lavdërimi është subjektiv. Kështu që as nuk mund të bihet dakord për karakteristika të rekomandueshme e objektive. Cilësi që i shkojnë përsosshmërisht një drame të mirë komike, nuk mund të themi se do të vlenin edhe për një lirikë dashurie apo roman tragjik. Kjo ka sjellë edhe plot keqkuptime në interpretimin e veprave artistike. Por, në çdo rast, përkufizimet e rekomandueshme kanë karakter përshkrues dhe historik. Por nëse pyetja pa përgjigje “Çfarë është arti?” do të shndërrohej në pyetjen praktike “Si mund të kemi një përkufizim më të përdorshëm për artin?”, atëherë problemi mund të bëhej më i thjeshtë. Një përkufizim i kushtëzuar mund të ishte: “Çdo vepër e karakterizuar nga një element i dukshëm estetik, mund të quhet vepër arti”. Ky përkufizim është më së paku rekomandues, për faktin se nuk nënkupton që elementi estetik, duke e përcaktuar një vepër si “art”, e ka vlerësuar atë. Vlerësimi estetik ngrihet mbi cilësitë formale të përshkrueshme. (S. Çapaliku – Estetika moderne) 10. Vini re se çfarë ndodh:a) nëse paragrafit të parë i hiqni parafjalët, lidhëzat dhe ndajfoljet; b) nëse ndryshoni rendin e fjalive në paragrafin e parë.Sfida e të shkruarit11. Shkruani një tekst me 10-12 fjali bashkë me shokun e bankës, duke marrë për bazë fjalinë e mëposhtme dhe duke shtuar nga një fjali secili me radhë, derisa të krijoni një histori. Ruani koherencën e historisë dhe diskutoni në klasë për mjetet gjuhësore që keni përdorur.“Ishte një pasdite krejt e zakonshme, derisa mora një telefonatë të papritur…”Gjuhë 119

