Page 122 - Demo
P. 122
Të dish të shkruash do të thotë të jesh në gjendje të ndërtosh një tekst të qartë, të plotë, koherent, të mirëndërtuar nga ana leksikore e gramatikore dhe në përputhje me situatën e qëllimin e komunikimit nëpërmjet këtij teksti.Etapat e procesit të të shkruaritEtapa e parë e procesit të të shkruarit është planifikimi i shkrimit, që ka të bëjë me mbledhjen e ideve, të të dhënave, gjetjen e burimeve, të cilave do t’iu referoheni, si dhe me hartimin e strukturës së tekstit. Etapa e dytë është hartimi i tekstit, që realizohet duke pasur parasysh strategji të caktuara. Etapa e tretë ka të bëjë me rishikimin e tekstit të shkruar, me synim rregullimin e ndonjë renditjeje të koherencës së tekstit, apo korrigjimin e gabimeve të natyrës drejtshkrimore, gramatikore apo konceptuale.Çdo tekst, i gjatë apo i shkurtër, paraqet një strukturë të brendshme që është gjithmonë e pranishme në të gjitha tekstet. Tipat e teksteve janë të shumëllojshme. Ata ndryshojnë nga forma, përmbajtja dhe mënyra e të shkruarit. Kështu, llojet e ndryshme të teksteve grupohen mbështetur në disa kritere. Sipas fushës që përfaqësojnë, tekstet ndahen në: përshkrim, shpjegim, informim, udhëzim, vlerësim, argumentim; sipas kanalit që transmetohen: të folur, të shkruar; Gjuhë Eseja përshkrueseNjë tekst është: i qëllimshëm: ai duhet të jetë fryt i një dëshire apo qëllimi të saktë për të komunikuar diçka që është e lidhur me një fushë të caktuar veprimtarie.korrekt: ai duhet të respektojë rregullat e kodit të gjuhës në të cilën shprehet. Këto dallohen nga grafika kur shkruhet, nga tingujt kur flitet, nga leksiku, semantika, gramatika, morfologjia dhe sintaksa e gjuhës etj.sipas mënyrës së të shkruarit: letrare dhe joletrare.Më poshtë po rikujtojmë hartimin e një teksti përshkrues. Teksti përshkrues ka si qëllim të përshkruajë, duke paraqitur me detaje, tiparet e një objekti, të një personi, të një kafshe, të një mjedisi, apo të një dukurie. Përshkruan në mënyrë objektive apo subjektive: një person, një objekt, një kafshë, një mjedis apo dukuri. Jepen detaje dhe informacione të hollësishme të objekteve që përshkruhen.Përshkrimi mbështetet në perceptimin shqisor: Shikimi: drita, format, ngjyrat, lëvizja, lënda, përmasat, pozicioni. Dëgjimi: zhurmat, tingujt, zërat, vargjet, timbri. Nuhatja: aromat, erërat, parfumet. Shija: ëmbëlsia, athtësia, hidhësia.Prekja: cilësia e lëndës, temperaturës, butësia, qëndrueshmëria, sipërfaqja, pesha. Pasioni i krijimit, Leonid Pasternak120 Gjuhë

