Page 123 - Demo
P. 123


                                    Sipas formës dallojmë: përshkrimin objektiv, i cili përdoret në tekstet shkencore, enciklopeditë, në dokumentet zyrtare, në tekstet rrëfimtare joletrare, udhëzuesit turistikë, në manualet shkencore dhe teknike etj. Përshkrimin subjektiv, i cili përdoret në ditarët, letrat personale, në tekstet letrare dhe prozat poetike. Përshkrimet dallohen edhe sipas qëllimit. Përshkrimin bindës, i cili paraqet imazhin e dëshiruar me synim bindjen e lexuesit, p.sh.: Fjalori i Gjuhës Shqipe për herë të parë është i qasshëm edhe në formë elektronike. Njihuni me fjalorin e parë on-line, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet shqiptare me prurje të reja gjuhësore. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkruani një fjalë dhe menjëherë në ekran do të shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike.Përshkrimin informues, i cili jep informacione të hollësishme e të plota për personin, objektin, mjedisin të cilit i referohet. Fjalori që mban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike është digjitalizuar dhe mund të gjendet on-line. Ai është hartuar nga profesorët: Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.Përshkrimin shprehës, i cili paraqet personazhin, kafshën, mjedisin apo gjendjen sipas perceptimit dhe ndijimit personal të shkruesit. Meshari mbi një shtrat topi, Libri i Parë i Shqiptarëve, i një nga gjuhëve më lashta të botës, asaj që shpjegon emrat e perëndive, siç thoshin rilindësit tanë. Libri është gati moshatar me armët e Skënderbeut, po duket më i ri. Nga fletët e tij gumëzhijnë zëra, pyje, lumenj, vringëllima shpatash, ortekë eposesh, digjen qirinj, dridhen gishtërinj, mijëra - të një populli, shkëlqejnë sy, si yjet, që edhe kur shuhen, drita e tyre vjen e pavdekur, diellore, gjithë dashuri e amëshueme, del frymë nga ato fletë, por edhe gjak, del vetë ëndrra, fjalë, fjalë të librave pafund të një populli, shkresa, memorandume, ultimatume, përgjigje, kujtesa kolektive, e folura jonë që përmbledh jetë, atë që shkoi e atë që do të vijë, vetë përjetësinë.Veçoritë gjuhësoreFoljet e përdorura janë në kohë të tashme dhe të pakryer. Përdorimi i një gjuhe formale, të saktë dhe teknike në përshkrimin objektiv, kurse në përshkrimin subjektiv ndërhyjnë elemente subjektive, figuracion etj. Fjalori i përdorur në përshkrimin objektiv duhet të jetë i saktë, i qartë dhe i thjeshtë, kurse në përshkrimin subjektiv ai nuk shfaqet gjithmonë i tillë, pasi bien në sy elemente emocionale dhe përshkrimi më shumë se në dhënien e tipareve hapësinore, kohore, shqisore objektive, mund të përqendrohet në ndjesitë e botës së brendshme, pamjes së jashtme etj.Përdorimi i një gjuhe figurative, të pasur me metafora, krahasime, similituda në përshkrimin subjektiv, kurse në përshkrimin objektiv kjo gjë mënjanohet.Gjuhë 121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127