Page 124 - Demo
P. 124
Kur shkruani një ese përshkruese, mbani parasysh rregullat e mëposhtme.- Sigurohuni që e keni të qartë se çfarë do të përshkruani dhe kush do ta lexojë atë.- Ndërtoni një organizues grafik, që do t’ju ndihmonte në renditjen e fakteve, karakteristikave dhe veçorive që do të përfshini gjatë organizimit të esesë suaj.- Përcaktoni idetë kryesore për secilin paragraf të esesë.- Ndërtoni paragrafët, duke e filluar secilin prej tyre me nga një fjali tematike dhe më pas thellohuni në detaje, teksa zhvilloni mendimet tuaja.- Shkruani një mbyllje gjithëpërfshirëse, që paraqet idetë kryesore në lidhje me përshkrimin tuaj.- Lexoni me kujdes shkrimin dhe korrigjoni gabimet e mundshme gramatikore.Gjergj Kastrioti Skënderbeu, heroi ynë kombëtarHero është njeriu që kryen një akt sublim, vetësakrifikues për një të mirë në funksion të njerëzimit. Dhe nëse kombi ynë e ka ndier të natyrshme të lartësojë dikë në nivel heroik, pa dyshim ky njeri është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Çdokush prej nesh është njohur me këtë figurë heroike që në vogëli, në hapat e parë të edukimit me histori shekullore përpjekjesh luftarake për të mbrojtur trojet tona. Shumë njerëz të thjeshtë kanë pasur një dëshirë të madhe për të qenë të lirë dhe jo të robëruar. E tillë ishte dhe dëshira e Gjergj Kastriotit, por mendimet, strategjia, oratoria, inteligjenca dhe stili i tij i drejtimit do të krijonin bindshëm profilin e një heroi kombëtar. Gjithmonë më ka bërë përshtypje përshkrimi i profilit fizik të tij. Hundëshkabë, sypetrit, me mjekër të gjatë e të derdhur. Këto janë disa epitete që janë gdhendur në kujtesën time sa herë flitet për Skënderbeun. Mjaftojnë vetëm këto fjalë për të imagjinuar një burrë me tipare të theksuara dhe të ashpra, tipare tipike të një njeriu luftarak shqiptar, i rrahur me vështirësi dhe i mbuluar me urtësi. Një njeri që të imponon respekt që në pamjen e jashtme duhet të ta imponojë këtë të fundit edhe në veprimet dhe fjalimet e tij. Një njeri si ai, i hijshëm, fisnik dhe madhështor, luftoi me trup dhe me mendje ndaj një ushtrie të tmerrshme që po i kallte datën Europës me mobilizimin dhe taktikat luftuese. Ushtria osmane praktikisht mund ta mposhte shumë lehtë Shqipërinë, në fakt e robëroi atë për 500 vjet, por nuk mundi asnjëherë të ulte figurën e komandantit heroik të ushtrisë shqiptare. Ishte Skënderbeu ai që injektoi thellë në gjakun e çdo shqiptari lirinë dhe dëshirën për të luftuar. Oratoria e tij, mënyra sesi mbante fjalim para syve të çdo shqiptari të lodhur nga vuajtjet, vështirësitë dhe hidhërimet e luftës e bënte turmën të ngazëllyer dhe të sigurt. Tashmë ata kishin një pikë referimi që mund t’i drejtonte diku, drejt një ideali, drejt një zgjidhjeje, drejt një misioni dhe drejt një fitoreje.Skënderbeu, pikturë nga Spiro Xega122 Gjuhë

