Page 125 - Demo
P. 125


                                    Paragrafi hyrësÇfarë do të përshkruani? Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun.Si do ta organizoni këtë ese? Përshkrimi i heroit me tiparet e tij fizike dhe jo vetëm. Hero është njeriu që kryen një akt sublim, vetësakrifikues. Paragrafi i parë i zhvillimitDetaje shqisore hundëshkabë, sypetrit, me mjekër të gjatë e të derdhur;një burrë me tipare të theksuara dhe të ashpra.Figura letrare një njeri luftarak shqiptar, i rrahur me vështirësi dhe i mbuluar me urtësi; Po i kallte datën EuropësParagrafi i dytë i zhvillimitDetaje shqisore i hijshëm, fisnik dhe madhështorFigura letrare - luftoi me trup dhe me mendje ndaj një ushtrie;  - injektoi thellë në gjakun e çdo shqiptari lirinë dhe dëshirën për të luftuar; - u mësoi shqiptareve se asnjëherë nuk mund të humbasësh, nëse lufton me zemër.MbylljaPse ka rëndësi për ju personi apo objekti i përshkruar?Hero është njeriu që kryen një akt sublim, vetësakrifikues për një të mirë në funksion të njerëzimit. Dhe nëse kombi ynë e ka ndier të natyrshme të lartësojë dikë në nivel heroik, pa dyshim që ky njeri është Gjergj Kastriot Skënderbeu. Çfarë doni që të mbajnë mend lexuesit për këtë person apo objekt të përshkruar?Një natyrë luftarake si Skënderbeu që dha këtë mesazh kaq domethënës dhe i siguroi suksese të një jehone botërore një vendi të vogël si Shqipëria, meriton të zërë vendin e heroit në zemrat e çdo bashkëkombësi. Skënderbeu u mësoi shqiptarëve se asnjëherë nuk mund të humbasësh nëse lufton me zemër. Dhe Skënderbeu luftonte me zemër. Ai e donte vendin e tij dhe çka ishte më e rëndësishme e njihte dhe i përdorte me shumë zgjuarsi labirintet që vendi i ofronte. Ushtria osmane gjatë betejave ushtarake humbiste dhe binte pre e dredhimeve në shtigjet ku vetë Gjergji i çonte me strategjitë inteligjente të tij. Skënderbeu u mësoi shqiptarëve të ishin muri i gjallë i kështjellave ku jetonin, për të krijuar një barrierë të pathyeshme sa herë që osmanët përpiqeshin të hynin brenda.Por mbi të gjitha, Skënderbeu u mësoi shqiptarëve se vetëm bashkimi bënte fuqinë. Një ushtri e bashkuar ka më tepër rëndësi se një ushtri e pajisur mirë, një ushtri e pasur dhe një ushtri e madhe. Ky mesazh kaq i fortë krijonte siguri dhe largonte frikën për dështim. Një natyrë luftarake si Skënderbeu që dha ketë mesazh kaq domethënës dhe i siguroi suksese të një jehone botërore një vendi të vogël si Shqipëria, meriton të zërë vendin e heroit në zemrat e çdo bashkëkombësi. Gjuhë 123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129